Kamala Harris vaksinohet sot para kamerave për Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës Presidentja e zgjedhur në SHBA Kamala Harris pritet të marrë dozën e saj të parë të vaksinës për Covid-19 ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur ekipi i tranzicionit të Biden.

Një zyrtar i tranzicionit i tha CNN se, ashtu si liderët e tjerë, Harris do të vaksinohet në transmetim të drejtpërdrejtë nga Washington, DC. Zyrtari tha po ashtu, se edhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff do të vaksinohet të martën.

Vaksinimi i zv/presidentes së zgjedhur vjen pak më shumë se një javë pasi Presidentit të zgjedhur Joe Biden iu injektua vaksina e Pfizer drejtpërdrejt në televizionin kombëtar.
Pasi iu bë vaksina, Biden iu tha amerikanëve se vaksina është e sigurt dhe i nxiti ata të vaksinoheshin sa më shpejt që dozat të ishin dispozicion të tyre.

Edhe Nënpresidenti Mike Pence u vaksinua para kamerave. Dozat e para të vaksinës Pfizer / BioNTech iu administruan punonjësve të kujdesit shëndetësor të njëjtën javë kur u vaksinua Pence.

Ai që nuk është vaksinuar ende është presidenti Donald Trump.

Të fundit

Kanosën punonjësen e Bashkisë Kavajë për shkak të detyrës, shpallen në kërkim 3 persona

Një punonjëse e Bashkisë së Kavajës ka kalllëzuar pranë organeve kompetente tre shtetas, të cilët sipas 56-vjeçares, e kanë...

Stresi kthehet me ish bashkëshorten, çifti së shpejti me një këngë

Çifti mjaft i përfolur i showbizz-it, reperi Stresi dhe Keisi, pas uljeve dhe ngritjeve të shumta në marrëdhënien e tyre, duket se janë rikthyer...

Berisha: Një gjyqtar i guximshëm urdhëroi që SKAP-i të hetojë Ramën për vilën në Surrel

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë takimeve në Krujë tha se SPAK ka vënë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vilën në Surrel. Berisha: Të...

Themelues të fotografisë shqiptare, arkiva e Marubëve shpallet trashëgimi nga UNESCO

Arkiva e objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit është shpallur zyrtarisht pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar Memory of the World nga UNESCO. Lajmi është...

Rama nga Lezha: Me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë

Kryeministri Edi Rama, gjatë takim me përfaqësues të bizneseve në Lezhë tregoi planet e ardhshme të qeverisë. Gjatë fjalës së tij Rama tha...

Lajme të tjera

Web TV