BE kërkon lirimin e gazetares kineze që raportoi për Wuhanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të një gazetareje kineze, e cila është dënuar me burgim, pasi ka dokumentuar fazat e hershme të pandemisë së koronavirusit në qytetin e Wuhanit.

Zhang Zhan është dënuar të hënën me katër vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për “provokimin e telasheve” – një akuzë kjo që shpesh ngrihet kundër aktivistëve në Kinë.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, BE-ja shprehu shqetësimin e saj në rritje për “kufizimin e lirisë së shprehjes dhe të qasjes në informacion, për frikësimin dhe mbikëqyrjen e gazetarëve, si dhe për ndalimet, gjykimet dhe dënimet e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të intelektualëve në Kinë”.

Po sipas deklaratës, burime “të besueshme” kanë thënë se Zhang është torturuar në burg.

Zhang, e cila është arrestuar në maj, është një prej disa gazetarëve që janë përballur me probleme, për shkak të raportimit për situatën në Wuhan- qytetin e parë kinez ku ka shpërthyer koronavirusi.

Zhang, 37 vjeçe, ka qenë në grevë urie disa muaj dhe avokatët e saj thonë se gjendja e saj shëndetësore është e dobët.

Zhang është arrestuar edhe në vitin 2019, pasi ka shprehur mbështetje për aktivistët pro demokracisë në Hong Kong./rel

Të fundit

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në...

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë së SHBA hynë në një...

Velipoja në fokus/ Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga plazhi i Velipojës, ku shihen efektivët e policisë dhe IMT-së në aksionin për lirimin...

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e Mbrojtjes ka evidentuar 45 vatra zjarri...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV