Ja pse vaksina e Oxford është lajm i mirë për gjithë botën/ Britania zbulon kur i kthehemi normalitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock, përshëndeti miratimin e vaksinës Oxford/AstraZeneca, duke shtuar se deri në pranverë, vendi do të “shpëtonte” nga koronavirusi.

Vaksina, e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit me mbështetjen e gjigantit farmaceutik britanik-suedez AstraZeneca, është bërë e dyta vaksinë që merr miratimin nga Agjencia Rregullatore për Barnat në Britani.

Në një intervistë me Sky News, Hancock tha se Mbretëria e Bashkuar ka porositur 100 milionë doza të mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë popullsinë.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh po ashtu se miratimi i vaksinës Oxford / AstraZeneca ishte “një lajm i mirë për të gjithë botën” për shkak të çmimit relativisht të ulët dhe kushteve të lehta të transportit.

“Ky është një lajm i mirë për të gjithë botën, sepse kjo vaksinë është relativisht e lirë për t’u prodhuar dhe mund të ruhet në një temperaturë normale. Mund të përdoret në të gjithë botën.

Edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson e konsideroi miratimin e vaksinës, një lajm vërtet fantastik dhe një triumf për shkencën Britanike.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV