Roli i Policisë ditën e zgjedhjeve/ Celibashi: Rastet kur uniformat blu mund të ndërhyjnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar sot projektvendimin për përfshirjen e policisë së shtetit ditën e votimit.

Komisioneri, Ilirjan Celibashi ka prezantuar pr/vendimin, ku tregohet qartë roli i policisë dhe rastet kur unifromat blu mund të ndërhyjnë në qendrat e votimit.

Celibashi tha se do të krijohet edhe një regjistër me veprat penale, që do t’i bëhet e ditur KQZ dhe ky regjistër do të mbahet nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

Projekt vendimi parashikon formën dhe dokumentin e identifikimit të punonjësit të policisë së shtetit. Detyrimin e drejtorit të policisë që me urdhër të veçante të përcaktojë llojin e armatimit dhe pajisjeve të tjera që do të mbajnë punonjësit e policisë së shtetit.

Detyrimi për policinë e shtetit që të përcaktoje planin e masave. Parashikohet instruktimi dhe trajnimi i policisë së shtetit. Ndalimin e angazhimit të punonjësit të policisë për të përdorur dhe angazhuar me detyra zgjedhore. Janë përcaktuar rregullat për komunikimin dhe bashkërendimin e masave të KZAZ me policinë e shtetit dhe dokumentonim e rasteve.

Ka përcaktuar ky akt një regjistër në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, regjistri i bëhet me dijë KQZ dhe mendohet të mbahet nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Ka përcaktuar detyra për punonjësit e policie në lidhje me shoqërimin e materialeve zgjedhore.

Ka përcaktuar rregullat në lidhje me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë së shtetit në rastin e krimeve të rënda që ndodhin në Qendrën e votimit apo në zyrat ku kryhet veprimtari zgjedhore. Ka përcaktuar dhe shkeljet dhe sanksionet që lidhen gjatë përmbushjes së detyrave nga ana e policisë së shtetit”, tha Celibashi./Fjala.al

Të fundit

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Lajme të tjera

Web TV