Rama bën urimin e veçantë me VIDEO: Shqiptarët punëtorë janë arsyeja pse zgjohem çdo mëngjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një urim tepër të veçantë për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, me rastin e festës së fundvitit.

Kemi kaluar sfida të mëdha, tërmetin e pandeminë, por me punë e me shpresë ecim përpara.

Kryeministri përmendi të gjithë ata që këtë vit janë munduar t’ja bëjnë të tjerëve jetën më të bukur me punën e tyre të palodhshme, nga ekipet e shpëtimit gjatë tërmetit, tek mjekët e ndërtuesit.

Për të, çdo shqiptar i ndershëm dhe punëtor, është arsyeja pse zgjohet në mëngjes dhe e bën me dëshirë të madhe punën e tij si kryeministër.

“Të gjithë mendojnë se bëjnë punën më të vështirë. Dhe unë mendoj që puna që bëj është puna më e vështirë. Unë punoj shumë, probleme që duhen zgjidhur çdo ditë janë të pafundme. Lërë pastaj, bum tërmeti, bam kovidi, çfarë sfidash. Por prapë se prapë, puna më e vështirë është e atyre që vrapojnë për ata që duhet të vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, nën rrënoja tërmeti. Punë e vështirë është tek ato që ndërtojnë banesa e shkolla, në të nxehtë e në të ftohtë, që mundohen të ktejnë në shtëpi njerëzit e fëmijët në shkolla. Puna e vështirë është ajo orar pa orar dhe pa të diela pushim e mjekëve dhe infermierëve, që qysh që smbahet mend luftojnë me kovidin.

Punë e vështirë është e çdo shqiptari të zakonshëm që punon për të mbajtur familjen edhe në këto kohë të jashtëzakonshme pandemie. Puna e vështirë është e prindërve që punojnë për t’i dhënë fëmijëve një të ardhme më të sigurtë. Shembulli i tyre ma bën mua punën më të lehtë. Ata janë arsyeja pse zgjohem në mëngjes me një dëshirë kaq të madhe për të bërë më të mirën çdo ditë për vendin tim. Për njerëzit tanë, për një jetë më të mirë, për një të ardhme më të ndritshme. Dua t’i falenderoj me gjithë zemër të gjithë njerëzit që punojnë kaq shumë në Shqipëri, e dua t’i uroj një vit të ri siç ua do zemra dhe siç e meritojnë të gjithë”.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV