Tërmeti dhe pandemia/ Rama: Ishte vit i vështirë! Shtëpitë po rilindin, vaksina po vjen dhe do jetë falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar shqiptarëve me një mësazh në vigjilje të ndërrimit të viteve. Kreu i qeverisë në mesazhin e tij, u fokusua tek tërmeti dhe pandemia, ndërsa shtoi se vendi ynë po e fiton betejën pavarësisht se u godit fort gjatë 2020.

“Në rezistuam dhe i qëndruam goditjes së egër të tërmetit dhe sot shkollat janë të rilindura. Po rilindin më të bukura dhe më të forta edhe shtëpitë e familjve të mbetura pa strehë një vit më parë nga tërmeti tragjik. Nuk ka krenari më të madhe për mua se hapja e dyerve të këtyre shtëpive. Puna vazhdon falë 25 mijë punëtorëve dhe qindra kompanive shqiptarë.”

Rama thotë se vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas dhe jo e detyrueshme për qytetarët. Kreu i qeverisë thekson se fillimisht do të vaksinohen grupet më të rrezikuara që nis me bluzat e bardha.

“Ndërkohë vazhdon çdo ditë lufta më armikun e padukshëm për sigurimin e vaksinës dhe nisjes e vaksinimit. Ajo do jetë falas dhe jo e detyrueshme, por kjo luftë nuk pritet të mbarojë para fndit të vitit të ardhshëm. Në do vazhdojmë të mbështesim familjet e goditura nga pandemia. Nga janari bluzat e bardha do paguhen 40% më shumë dhe mësuesit 15% më shumë. Nga janari edhe paga minimale do të jetë 300 mijë lekë.”, tha Rama.

 

Të fundit

Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Mëngjesin e kësaj të shtune, një aksident automobilistik është regjistruar  në Tiranë. Drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin...

Kryengritja e Poznanit: Punëtorët polakë sfidojnë regjimin komunist

28 qershor 1956 Më 28 qershor 1956, në qytetin industrial të Poznanit, mijëra punëtorë të fabrikës së makinerive H. Cegielski (HCP) dolën në rrugë për...

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit. Sipas saj, janë raportuar 9 vatra zjarri në pesë bashki:...

Incident i pazakontë në ring, luftëtarin rus e zë korrenti pas fitores! (VIDEO)

Ndodhi e pazakontë gjatë një eventi boksi në Tajlandë, ku një luftëtar rus i MMA-së përjetoi një moment dramatik gjatë festimit të fitores së tij. Phuket...

“A mund të vdes, të lutem?”

Lufta e Izraelit në Gaza nuk ka të bëjë më me zhdukjen e terroristëve. Ajo është shndërruar në një fushatë për vrasje masive të...

Lajme të tjera

Web TV