Rama akuza ndaj Presidentit: E di e gjithë Vlora që Meta bllokon projektin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës, që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin.

Nga qyteti bregdetar, ku inspektoi projektin e ri të infrastrukturës turistike, së bashku me kryebashkiakun Dritan Leli, Rama tha se e di e gjithë Vlora që projekti bllokohet nga Ilir Meta,

Tani ne s’kemi dashur të bëjmë debat publik për këtë, por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit. Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia ne nuk e materializojmë dot.

Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër. Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd. Por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën“, u shpreh Rama.

Ndërsa kryebashkiaku Leli tha se bllokimi i fondet ka krijuar një shqetësim në rritje nga opinioni publik.

Projekti nis nga sot nga tuneli i Vlorës në drejtim të Orikumit, do të investohen rreth10 milionë dollarë, që parashikojnë rregullimin e gjithë shtratit të rrugës, dy by-passe të Radhimës dhe Orikumit. Ka një shqetësim në rritje të opinionit publik për bllokimin në Presidencë të plotfuqisë së fondeve të garantuara tashmë për të kaluar në fazën tjetër të investimit. Do doja të kishte një reagim“, tha Leli./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV