Hapet rruga për kreun e ri të Kushtetueses, procedurat dhe kushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese gjatë ditëve të fundit të vitit 2020, duke tejkaluar kuorumin minimal prej gjashtë anëtarësh, do të pasohet me zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate.

Që në dhjetor të vitit 2018, kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra kryetarin Bashkim Dedja, kompetencat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese i ushtron Vitore Tusha, anëtarja e vetme që i shpëtoi furtunës së Vetingut.

Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen gjatë ditëve në vijim, ku përpos shqyrtimit të dosjeve të para në seancë plenare, do të nisin edhe procedurat e zgjedhjes së kryetarit të gjykatës.

Seanca për zgjedhjen e kryetarit duhet të drejtohet sipas ligjit nga gjyqtari më i vjetër në detyrë, konkretisht nga Vitore Tusha. Kryetari i Kushtueses zgjidhjet njëri nga anëtarët me votim të fshehtë.

Kandidati duhet të marrë të paktën pesë vota pro. Kryetari ka mandat 3-vjeçar si dhe ka të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kryetari i zgjedhur i Kushtetueses, në përfundim të procedurave të zgjedhjes, njofton Presidentin e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit.

Nuk përjashtohet as mundësia që edhe Vitore Tusha të kandidojë për kryetare, por një vendim i tillë mund të ishte i diskutueshëm, pasi zonjës Tusha i ka mbaruar mandati si anëtare e Gjykatës Kushtetuese që në vitin 2017, por që sipas ligjit mund të qëndrojë në detyrë deri kur të zëvendësohet.

Ndërkaq, sa i takon kompetencave, kryetari i Kushtetueses përgatit, thërret dhe drejton seancat plenare të gjykatës përfaqëson gjykatën në marrëdhënie me palë të tjera, bashkërendon punën midis gjyqtarëve, nënshkruan aktet e gjykatës si dhe emëron dhe largon nga detyra personelin administrativ, duke marrë edhe masa disiplinore ndaj punonjësve./Fjala.al

Të fundit

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Andrej, vëllai i presidentit të Serbisë, Vuçiq, doli në protestë kundër studentëve protestues (ashtu njihen, ndonëse ka kohë që nuk janë studentë, por një...

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen...

Lajme të tjera

Web TV