Xhaçka merr detyrën si ministre e Jashtme: Do te krijoj menjëherë një grup pune me ambasadorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olta Xhaçka ka marrë sot detyrën si ministre e Punëve të Jashtme. Në një konferencë për mediat, ku ishte i pranishëm ministri në detyrë, Gent Cakaj dhe kryeministri Edi Rama, Xhaçka premtoi se do të çojë më tej punën e bërë prej tyre.

Ministrja premtoi se do të ngrejë menjëherë një grup pune me ambasadorët më me përvojë.

“Kryeministër, Genti, nuk do të jetë e lehtë, t’ju zëvendësoj të dyve njëheri në drejtimin e politikës së jashtme! Nga ana tjetër, jam shumë e vetëdijshme, që puna që ju keni bërë, e bën punën time këtu më të lehtë. Sepse nuk do të më duhet të rishpik rrotën apo të nis çdo gjë nga zero. Përkundrazi.

Megjithatë një gjë dua ta bëj shume të qartë. Puna nuk është asnjëherë mjaft dhe unë nuk do të mjaftohem me atë që është berë apo që vartesit e mi janë mësuar të bëjnë. Unë dua më shumë, nga të gjithë, duke nisur nga vetja ime. Dhe parimi im në drejtimin e dikasterit është sa më lart në pozicion aq më shumë energji dhe orë pune në dispozicion të institucionit nga secili e secila.

Aq sa eksperienca e madhe është një aset i vyer në një institucion si ky, po aq rutina është një problem i madh kur duhen kapërcyer barriera të reja e duhen bërë pune të reja, siç është edhe puna me integrimin europian për shembull. Dhe në këtë drejtim, që është edhe prioriteti ynë nr 1, jam e kënaqur që puna ka qene intensive. Kryenegociatori duhet të marre jo vetëm përgjegjësinë që e ka marrë, po edhe mbështetjen e plotë nga zinxhiri i punës me integrimin në këtë ministri, duke u koordinuar prej tij dhe duke u përgjigjur para tij.

Rritja sasiore e cilësore përmes digjitalizimit të shërbimeve për shqiptarët jashtë atdheut duhet tëvazhdoje me ritme te larta. Askush nuk duhet të ndjehet i lënë pasdore dhe ndodhitë e zvarritjes së qytetarëve para disa kohesh në konsullaten tonë ne Selanik apo në ambasadën tonë në Athine, jo vetëm nuk duhet te përseriten po duhet të mos harrohen asnjeëherë si mësim i madh për shërbimin tone konsullor.

Unë do te krijoj menjëherë një grup pune me ambasadoret me më shume përvoje për të piketuar një serë hapash të mëtejshem në reformimin e shërbimit tonë diplomatik dhe do t’ju ftoj të gjithëve te jepni idetë tuaja”, tha Xhaçka.

Të fundit

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje...

Ilir Proda shkresë Ministrisë së Drejtësisë: Të kthehet mbikëqyrja elektronike

Drejtori i policisë së shtetit, Ilir Proda i është drejtuar me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj që të...

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se në Platformën Kombëtare të Punësimit, puna.gov.al, janë shpallur 5500 vende të lira pune...

7 kandidatët për kreun e BKH, intervistë para komisionit përzgjedhës

Shtatë kandidatët për kreun e BKH-së do të zhvillojnë këtë të hënë (28 korrik) intervistën para komisionit përzgjedhës. Më herët kandidatët janë njoftuar për të...

Situata problematike në Parkun Kombëtar të Lurës dhe Zall-Gjoçaj

Në qarkun e Dibrës raportohen aktualisht 4 vatra zjarri aktive. Më problematikja mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë, nga ana lindore ‘Gurë-Lurë’ dhe është afruar...

Lajme të tjera

Web TV