Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshëm nis procedimin penal për dy efektivët e Komisariatit nr. 1, të cilëve u është arratisur i arrestuari 30-vjeçar Riljon Lala, pasi ishte dërguar për të dhënë shenjat e gishtave.
30-vjeçari është arrestuar prej dy ditësh, rreth orës 08:00 të mëngjesit në zonën e “Ali Demit” pasi është kapur duke lëvizur me armë.
Pas këtij veprimi proceduarial Lala do të dërgohej në Gjykatën Penale të Tiranës, në të cilën do të njihej me masën e sigurisë. Lala ishte pa pranga, ndërsa ruhej nga policët./Bl.Ba/Fjala.al