Çfarë dimë për mutacionet e reja të koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë viruset pësojnë mutacion në mënyrë që të përshtaten me mjedisin e tyre. Shkencëtarët kanë identifikuar disa mutacione në SARS-CoV-2 që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019.

Shumica e mutacioneve nuk ndryshuan as infektivitetin dhe as transmetueshmërinë e virusit.

Sidoqoftë, një variant i tij, B117, i cili ndoshta u shfaq në jug-lindje të Anglisë shtatorin e kaluar, sipas Imperial College London, tani është identifikuar në 37 vende të botës. Një variant tjetër, 501.V2, u zbulua në Afrikën e Jugut në tetor dhe që atëherë është përhapur në shumë vende.

Disa studime të fundit kanë arritur në përfundimin se varianti britanik i SARS-CoV-2 ka të ngjarë të jetë shumë më ngjitës sesa llojet e tjera.

Paneli NERVTAG, i cili këshillon qeverinë britanike për kontrollin e sëmundjes, vlerëson se mutacioni i ri është 50-70% më ngjitës. Adam Koutsaski, një epidemiolog në LSHTM( London School of Hygiene & Tropical Medicine), tha se një virus s është 50% më ngjitës përbën një “rrezik shumë më të madh” sesa një që është 50% më vdekjeprurës.

A do të kenë të njëjtin efekt vaksinat ?

Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna bëjnë që trupi të prodhojë proteinën spike.

ECDC tha se ishte ende herët për të kuptuar nëse mutacionet do të ndikonin në efektivitetin e vaksinave.

“Ekspertët besojnë se vaksinat aktuale do të jenë efektive kundër mutacioneve të reja të virusit,” tha Henry Woke i Qendrave Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Sidoqoftë, François Baloux, një profesor i biologjisë dhe drejtor i Institutit të Gjenetikës të Kolegjit Universitar të Londrës, tha se mutacioni i proteinave spike në Afrikën e Jugut “ndihmon virusin të anashkalojë mbrojtjen imune të siguruar nga një infeksion i mëparshëm”.

Lexo edhe :  Vendi në luftë, por ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse!

Zhvilluesi gjerman i vaksinave BioNTech tha se ai mund të zhvillojë një vaksinë të re që do të funksionojë për variantin e ri të koronavirusit brenda gjashtë javësh nëse do të jetë e nevojshme.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV