Trondit avokati grek: 19-vjeçarja shqiptare po mbahet peng nga dy burra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon të jetë e mbuluar me mister zhdukja e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi. E reja rezulton e zhdukur që prej 16 tetorit 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.

Rasti i një kufome femër që u gjet në një valixhe, e cila përfundimisht rezultoi se i përkiste një gruaje 38-vjeçare kineze, trishtoi familjen e 19-vjeçares, pasi kishin frikë se trupi i pajetë mund të ishte i Artemis, por për fat të mirë nuk u konfirmua.

Anastasios Dougas, avokati i familjes, thotë në protothema.gr se ka informacione se vajza është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga dy burra. Ai nuk përjashton mundësinë që ata të kenë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur paruke, nuk e di. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di asgjë, të flasë edhe në mënyrë anonime”, tha Dougas.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV