Anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve janë mbledhur këtë të mërkurë në një seancë të përbashkët të Kongresit për të numëruar dhe certifikuar votat elektorale që rezultuan nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Por ndërkohë mbështetësit e Trump, që kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve, janë mbledhur para ndërtesës dhe po përplasen me policinë.
Ata kanë rrëzuar disa nga kordonet policore, ndërsa policia përgjigjet me gaz dhe hedhje uji.
Eric Trump, djali i dytë i presidentit Donald Trump ka kërcënuar republikanët që s’po përpiqen të bllokojnë nënshkrimin e Joe Biden si fituesi presidencial.
“Unë personalisht do të punoj për të mposhtur çdo senator/kongresmen republikan që nuk ngrihet kundër këtij mashtrimi – ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e tyre të ardhshme dhe a do të humbasin”, tha ai.
Rreth 140 republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të paktën 12 senatorë republikanë thonë se do të votojnë kundër certifikimit të Bidenit.