Kupa e Ligës Angleze njeh edhe finalisten e dytë, do të kemi një duel Guardiola-Murinjo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mançester Siti fiton derbin me Mançester Junajtid, përballet në finale me Totenhemin. Mançester Siti është finalisti i dytë i Kupës së Ligës Angleze, pasi ka fituar 2-0 të mërkurën në mbrëmje në derbin me Mançester Junajtid. Tanimë, skuadra e Pep Guardiolës do të përballet në finale me Totenhemin e drejtuar nga rivali i tij i kahershëm, Zhoze Murinjo. Siç dihet, kjo veprimtari është një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që i ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt ndeshjet më të spikatura të saj.

Pasi ka njohur të martën në mbrëmje finalisten e parë të këtij sezoni, teksa Totenhemi ka mundur 2-0 në shtëpi Brentfordin, me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje, veprimtaria e 3-të e futbollit anglez, Kupa e Ligës, ka zhvilluar të mërkurën në mbrëmje edhe përballjen e dy gjysmëfinale, duke përcaktuar e finalisten e dytë, që ka dalë nga derbi i Mançesterit, midis Mançester Junajtid dhe Mançester Sitit. Siç dihet, kjo veprimtari është një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që i ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt ndeshjet më të spikatura të kësaj veprimtarie, dhe derbi i transmetuar në kanalin RTSH Sport, i ka mbyllur me rrjeta të paprekura 45 minutat e para.

Skuadra vendase ka bërë një vëllim më të madh loje dhe ka ndërtuar raste për shënim, por më pranë golit, me anë të Kevin De Bryjnes, ka qenë skuadra mike, e cila ka goditur shtyllën e djathtë të portës së “Djajve të kuq”. Por Mançester Siti do të kalojë në epërsi brenda 5 minutash nga fillimi i pjesës së dytë, me anë të Xhon Stouns. Skuada mike do të vijojë ta administrojë epërsinë minimale, përtej përpjekjeve të Mançester Junajtid dhe madje do ta thellojë atë 7 minuta para fundit të kohës së rregullt, me anë të Fernandinjos. Nuk ka më të papritura paskëtaj dhe Mançester Siti është finalisti i dytë i Kupës së Ligës Angleze, pasi ka fituar 2-0 në derbin me Mançester Junajtid. Tanimë, skuadra e Pep Guardiolës do të përballet në finale me Totenhemin e drejtuar nga rivali i tij i kahershëm, Zhoze Murinjo.

Të fundit

Sondazhi: Shumica e europianëve duan rikthimin e Anglisë në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një...

Rriten helmimet nga alkooli, të rinjtë e përziejnë me drogën

Vera shton festat e bashkë me to dhe konsumin e alkoolit. Abuzimi me sasinë dhe përziera me substanca narkotike ka shtuar dhe...

E kritikoi Rama, Ermal Dredha “pastron” qytetin: Kishin zënë gjysmën e hapësirës

Një ndër qytetet për të cilat kryeministri Edi Rama nuk kurseu kritikat ishte qyteti bregdetar i Vlorës. Përpos kërkesës për dorëheqje të drejtorëve të Bashkisë...

Hëna e Plotë e Korrikut – Kur qielli pasqyron natyrën tokësore

Një cikël të lashtë sa vetë koha. Por kur Hëna e Plotë e korrikut ngjitet në qiellin veror, ajo nuk është vetëm një disk...

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël, kthyer tashmë në atraksion...

Lajme të tjera

Web TV