Tre kartëmonedha të reja pritet të dalin në treg deri në fund të vitit 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre kartëmonedha të reja, një prej të cilave nuk ka qarkulluar më parë në vendin tonë do të hidhen këtë vit në treg.

Konkretisht sipas Bankës së Shqipërisë deri në fund të vitit 2021 do të dali në treg prerje e re 10 mijë lekë (100 mijë lekë të vjetra) që del për herë të parë në qarkullim dhe që ende nuk është bërë publike pamja e saj, se çfarë materiali apo elementësh do të mbajë.

Po ashtu do të dalin në treg prerjet e reja 1 mijë lekë dhe 2 mijë lekë, të cilat janë prezantuar me të gjitha elementet e sigurisë që do të kenë.

“Prodhimi i një serie të re kartëmonedhash është një proces kompleks, gjatë të cilit mund të hasen vështirësi teknike që mund të shkaktojnë ndryshime në afatet e planifikuara për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave”, thotë BSH.

Në vitin 2022 do të hidhet prerja e fundit prej 500 lekësh, ndërsa 200 dhe 5000 Lekë u hodhën në qarkullim në 30 shtator të vitit 2019.

Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit në fushën e prodhimit dhe elementeve të sigurisë së kartëmonedhave, me qëllim që ato të jenë më të sigurta, duke ia bërë “më të vështirë jetën” falsifikatorëve.

Të gjitha prerjet e serisë së vjetër të kartëmonedhave dhe monedhave shqiptare, përveç asaj 2000 Lekë ishin miratuar në vitin 1995 dhe u hodhën në qarkullim në vitin 1996.

Ndërkohë, në vitin 2008, serisë iu shtua kartëmonedha 2000 Lekë dhe në fund të vitit 2011 përfundoi kursi ligjor për kartëmonedhën 100 Lekë.

Të treja këto kartëmonedha ishin të parashikuara për tu hedhur në vitin 2020, por si pasojë e pandemisë të gjitha afatet u shtynë për këtë vit, pasi sipas Bankës së Shqipërisë COVID-19 pezulloi punën për prodhimin e kartëmonedhave.

Lexo edhe :  Prenga: SHBA do ndërhyjë në Iran! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim

Po ashtu banka qendrore thotë se gjatë procesit mund të ketë vështirësi teknike që mund të shtynin përsëri procesin.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV