Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, flet para duelit me Teutën: Ta vazhdojmë aty ku e lamë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Vllaznisë flet para sfidës së të premtes me ndjekësen më të afërt, Teutën. Viti i ri në Kategorinë Superiore nis të premten në mbrëmje me takimin Vllaznia-Teuta, që do të luhet në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Duke folur të enjten për mediat, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, kërkon nga skuadra ta vijojë aty ku e la vitin e shkuar. Kryesuesja e Kategorisë Superiore, Vllaznia, e nis 2021-shin me përballjen në shtëpi me Teutën, dhe, duke folur në konferencën për shtyp, trajneri Tomas Brdariç, kërkon nga skuadra ta vijojë aty ku e la vitin e shkuar.

“E kemi filluar vitin me plotësimin e skuadrës me një sulmues të mirë si Avdijaj dhe po shohim gjithmonë përpara se ajo që ka kaluar, ka kaluar, – ka thënë ai. – Ne jemi skuadër që do të përmirësohet dhe të vazhdojë punën e përkushtimin. Duam të tregojmë paraqitje si vitin e kaluar. Jemi në një pozitë ku çdokush duhet të na kapë dhe mundë, jemi në vend të parë dhe duhet ta mbrojmë e do ta tregojmë ndaj Teutës nesër.” Skuadra durrsake është ndjekësja më e afërt e shkodranëve, por edhe e vetmja që nuk ka pësuar humbje.
Trajneri gjerman u kuqebluve beson se kjo do të ndryshojë të premten, teksa thotë: “Teuta e pamposhtur? E dimë, e kemi parë si luajnë dhe mendojmë se ne kemi shanse të mira në fushën tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin të mundim Teutën. Ajo është një skuadër shumë e fortë, ka trajner me eksperiencë, fituese e Kupës. Mendoj se skuadra ka shumë motivim për të treguar se duam të fitojmë, do të jetë një ndeshje e fortë, duhet të jemi të fokusar dhe të uritur të fitojmë kundër Teutës.” Trajneri i Vllaznisë ka prekur edhe çështjen e merkatos.

Lexo edhe :  "Milani është bërë barcaleta e Italisë!" Nisin sulmet ndaj pronarit të "Djallit"

“Dhurata në merkato? – deklaroi ai. – Kemi dhënë shumë dhurata anë këto 6 muaj. Nuk jemi me ngut të afrojmë lojtarë. Nëse gjejmë lojtarë të mirë për këtë klub, mund të bëjmë diçka. Nuk ka asnjë gjë të veçantë për të folur për momentin. Kur të kemi diçka do të flasim.” Në fakt, burime zyrtare të klubit kanë pohuar për Fjala.al se futbollisti Ibrahim Dunga është drejt largimit, teksa po shqyrtohet mundësia që ai të shitet në një klub tjetër, por nuk jepen hollësi të mëtejshme. Takimi Vllaznia-Teuta do të luhet të premten, në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, duke nisur nga ora 18:00.

Të fundit

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Lajme të tjera

Web TV