Niset kontingjenti i 8-të në Letoni, Peleshi: I bindur për profesionalizmin e ushtarakëve tanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një togë nga kompania e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) u nis për në misionin e NATO-s në Letoni, ku do vijojë të shërbejë si pjesë e grup-batalionit të udhëhequr nga Forcat e Armatosura kanadeze.

Në ceremoninë e përcjelljes së kontingjentit të radhës mori pjesë edhe ministri i ri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral major Bajram Begaj dhe komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Në fjalën e tij ministri Peleshi u shprehu kënaqësinë që takimin e parë me efektivët e FA e bëri me trupat që do të shërbejnë në një mision ndërkombëtar.

Më tej, zoti Peleshi theksoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe vlerësoi përgatitjen dhe profesionalizmin e trupave shqiptarë për të shërbyer në misione të tilla.

Republika e Shqipërisë në vijimësi ka dëshmuar se është jo vetëm faktor paqeje dhe stabiliteti rajonal e më gjerë, por edhe një aleat serioz, i cili merr përsipër dhe mban barrën e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Jam i bindur se me përgatitjen, përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj ju do të përmbushni me dinjitet dhe korrektesë të gjitha detyrat duke kontribuar në këtë mënyrë në suksesin e Aleancës.”- u shpreh ai.

Ministri Peleshi nuk harroi të falënderojë mbështetësit kryesorë të kompanisë EOD dhe familjarët e efektivëve që u nisën në mision.

Një falenderim i veçantë shkon për aleatin tonë strategjik, SHBA,për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapacitetit të rëndësishëm të Pajisjeve dhe Municioneve Shpërthyese. Dëshiroj të falenderoj fëmijët, bashkëshortet, prindërit dhe familjarët tuaj për mbështetjen e përhershme dhe të pakursyer që ju kanë dhënë”- iu drejtua ai trupave të rreshtuar, të cilët i siguroi për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexo edhe :  ‘Ben Qimja’ do vijojë të qëndrojë në kërkim, Apeli nuk pranon t’i heqë arrestin

Në përfundim, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj i dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të kontingjentit major Eduart Kaloshi.

Kontingjenti i 8-të EOD përbëhet nga 21 ushtarakë të mirë trajnuar për asgjësimin e municioneve të rrezikshme dhe do të shërbejë për rreth 6 muaj nëCampAdazi.

Grup-batalioni i NATO-s në Letoni përbëhet nga mbi 1 mijë trupa nga Shqipëria, Kanadaja, Republika Çeke, Islanda, Italia, Mali i Zi, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja.

Batalioni ka mision parandalimin, dhe nëse është e nevojshme, mbrojtjen e Letonisë nga çdo agresion i mundshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dy goditje për George Clooney: Skandali i “Casamigos” dhe fundi i martesës me Amal!

Fituesi dy herë i çmimit Oscar George Clooney ka qenë në qendër vëmendjes pasi u ngrit një padi kolektive...

Përfundon etapa e katërt e rrethit të 82-të çiklistik/ Ja kush renditet i pari i finishit

I pari ne finish anglezi Kallum Meklot qe arriti ne finish pas nje rivaliteti të forte deri ne fund. Nderkohe rrethi ciklistik kryesohet ne...

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Një ekip kirurgësh në Kaliforni kanë përfunduar, pas katër vitesh pune, transplantin e parë të fshikëzës së urinës te një pacient i gjallë, një...

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike po përdor kontratën e shtrenjtë të lobimit për të sfiduar legjitimitetin e zgjedhjeve në Uashington,...

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV