As ‘Teatri’ dhe as ’30 qershori’/ Zbardhen çështjet e para që do shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese zhvilluan mbledhjen e parë të tyre, ndërsa sot publikohet kalendari i 3 seancave të para që do të zhvillohen në Janar-shkurt, ku do shqyrtohen 3 çështje.

Çështjet e para që do të shqyrtohen nuk janë as “30 qershori”, padi që kërkon shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, të cilat në atë kohë u kthyen në një front grindjesh politike, dhe as Teatri apo çështje të tjera politike.

LEXO EDHE:
Meta dekreton 5 ligjet e miratuara nga Kuvendi: Çdo fenomen që vendos në rrezik lirinë e votës duhet të ndëshkohet rreptësisht
Më 26 janar është seanca e parë, ndërsa në Shkurt 2 të tjera. Në janar do shqyrtohet “shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”. Për seancën tjetër bëhet fjalë për Durim Sufkën është një shtetas që i janë shkelur të drejtat. Kjo seancë do jetë më 11 shkurt, ndërsa në 4 shkurt do jetë seanca e shoqatës kombëtare pronësi dhe drejtësi.

“Seancat e para janë një padi e gjykatës së kryeqytetit që kërkon një interpretim të një termi juridik të kodit penal që ka pëaditur kuvendin dhe prokurorinë e përgjithshme.

Në muajin shkurt kemi dy padi, në janar seanca e parë më 26 janar, sa i përket padive të tjera në shkurt, 21 bëhet fjalë për durim sufkën është një shtetas që i janë shkelur të drjejtat, do jetë më 11 shkurt kjo seancë, ndërsa në 4 shkurt do jetë senanca e shoqatës kombëtare pronësi dhe drejtësi”, tha gazetari Arsen Rusta në emisionin “Pa Protokoll”.

Çështja e Janarit:

Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.26 Janar, 202110:00\

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 26 maj 2025

Çështjet e Shkurtit:

-Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë brenda një afati të arsyeshëm.

-Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut i nenit 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr.133/15, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr.223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” dhe VKM-së nr.766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” të ndryshuar. 3.

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 222, datë 23.03.2016 “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj” dhe VKM-së nr.765, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.222, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”. 4. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr.89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

Çështja më e rëndësishme që pret shqyrtimin është ajo që lidhet me zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Shoqata e bashkive kërkon shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve lokale, të cilat u zhvilluan pra pjesëmarrjen e opozitës dhe shkaktuan përplasje të forta në politikë.

Të fundit

A do të ketë reshje shiu?/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët...

Rama ndan fotot/ Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit të Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook foto nga ceremonia e akordimit të çmimit “Karli i Madh” (Charlemagne) për presidenten e Komisionit...

“Ishte si mall kinez”/ Paratë për LaCivita të shkuara dëm, nuk ndodhi asgjë.!

Analisti Martin Leka e komentoi angazhimin e LaCivita në fushatën e demokratëve si para e shkuar dëm. “Gjetja e opozitës, nëse shumën që nuk e...

Zgjedhjet e 11 majit/ Noka: Nga administrata deri tek SHISH u shndërruan në patronazhistë

I ftuar në emisionin “Log.”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për shkelje flagrante të standardeve demokratike gjatë zgjedhjeve...

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjeri i dehur godet stjuardesën, bërtet se avioni do rrëzohet

Një pasagjer i dehur në një fluturim nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi trazira kur sulmoi një stjuardesë dhe bërtiti se avioni do të rrëzohej, ndërsa refuzoi...

Lajme të tjera

Web TV