Një automjet që po udhëtonte në drejtim të Klosit doli nga rruga në fshatin Suç, të Matit, duke përfunduar në mes të një are mëngjesin e sotëm.
Dy personat të cilët po udhëtonin me mjetin e aksidentuar pësuan lëndime dhe u dërguan për ndihmë mjekësore në spital, ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbulimin e shkaqeve të vërteta të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë lagështia në rrugë./Bl.Ba/Fjala.al