Krizë dëmtimesh tek Milani, Tonali “bie” në ndeshjen ndaj Torinos, çalon edhe Brahim Diaz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani vuan mungesat në mesfushë. Mungesave të tjera i shtohet edhe Tonali, që u dëmtua në ndeshjen ndaj Torinos. Për këtë aryse, drejtuesit e klubit kuqezi, kanë filluar bisedimet me Torinon, për të sjellë në skuadër Meiten. Kështu, ka një tjetër mungesë te skuadra e Milanit. Gjatë ndeshjes kundër Torinos, arkivohet një tjetër dëmtim. E sërish në repartin e mesfushës. Bëhet fjalë për Sandro Tonalin, ish-mesfushorin e Breshias.
Ai ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet nga stafi mjekësor në ditët në vijim, por emergjenca në repartin e mesfushës te Milan vazhdon. Këtyre dëmtimeve iu shtohet edhe Brahim Diazi, që ka dalë nga fusha duke çaluar. Pas verifikimeve të para, futbollisti ka një dëmtim në kavilje. Për këto arsye, drejtuesit e Milanit po kërkojnë një përforcim të menjëhershëm në mesfushë për skuadrën e Stefano Piolit.
Ideja e fundit ka qenë për mesfushorin e Torinos, Sualiho Meïtén, francezin me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Menjëherë kanë filluar bisedimet midis Masaras dhe kolegut të tij te Torino, Davide Vagjati: “Marrëveshja do të përfshijë marrjen e futbollistit në formë huazimi, me të drejtë blerje prej 10 milionë Eurosh”, – shkruhet në faqen zyrtare të Milanit në Internet.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV