Raporti sot në Shkodër, si është gjendja e përmbytjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia Shkodër ka publikuar të dhënat që vijnë nga monitorimi në terren i situatës së krijuar nga përmbytjet në Shkodër. Sipas asaj që thuhet në njoftim, deri në orën 08.30 të mëngjesit:

-Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.46m.(Kuota max 6.30 m)

-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.67 m.(Kuota max 8.70 m)

-Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)

Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1903 hektarë. Prej këtij totali, ndarja është:

Tokë e pakultivuar 536 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1185 Ha
Grurë 95 Ha
Bimë dekorative 80 Ha
Pemtore 7 Ha
Po ashtu, njoftohet se në njësinë Ana e Malit, vijon që të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjete të ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujësjellësi Oblika 1 vijon që të jetë jashtë funksionit si pasojë e përmbytjeve.

Nj.A Dajç

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat :
• Tokë e pakultivuar 275 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 390Ha
• Bimë dekorative 80 Ha
• Grurë 55 Ha

2. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
3. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Lexo edhe :  Rriten rastet e divorcit/Sociologia: Familja shqiptare në krizë, pasojat i vuajnë fëmijët

Nj.A. Velipojë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 60 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
• Tokë e pakultivuar 15 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhë 45 Ha
2. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

2. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
• Tokë e pakultivuar 3 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
• Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.
Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.

Ditën e sotme do të fillojë mbështetja me pako ushqimore dhe ushqim për gjënë e gjallë. Për këtë kërkohet mbështetje për të siguruar ushqimin për një periudhë një mujore për gjënë e gjallë dhe për familjet në zonat e përmbytura./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Euro 98 lekë? Eksperti i ekonomisë tregon “skenarin e zi”: Çfarë na pret në Shqipëri…

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se rënia e euros do të vijojë të zbresë në pikun më të...

Insektet do të bëhen ushqim i zakonshëm i tryezave për një arsye shëndetësore

Sipas një studimi të fundit, neveria ndaj insekteve mund të kapërcehet dhe ushqimi me këtë bazë mund të bëhet i zakonshëm. Kjo pasi, insektet...

Shkarkimi tashmë çështje orësh, Allegri shpërthen ndaj të gjithëve

Massimiliano Allegri një hap larg shkarkimit nga Juventusi. Trajneri i bardhezinjve shpërtheu ndaj të gjithëve pas triumfit në Kupën e Italisë, duke u përplasur...

Ben Affleck ndahet sërish nga Jennifer Lopez

Lajmet më të fundit nga bota e showbiz-it, janë se aktori Ben Affleck dhe këngëtarja Jennifer Lopez, janë ndarë sërish. Martesa e tyre e dytë...

Turistët preferojnë urbanët/ Lëvizin në kryeqytet me mjete publike

“Çdo ditë në qender të Tiranës shohim grupe të shumtë turistësh të huaj, të cilët vizitojnë pika të ndryshme të kryeqytetit.. mirëpo kohët e...

Lajme të tjera

Web TV