7 arsyet pse duhet të konsumoni vaj ulliri në mëngjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse vaji i ullirit zë një vend të rëndësishëm në kuzhinë, në fakt pirja e tij do t’ju lejojë të merrni përfitimin maksimal. Njihet për efektet pozitive në zemër por mrekullitë që bën në trup shkon përtej kësaj. Sipas “Bright Side”, duhet të konsumoni çdo mëngjes një lugë me vaj ulliri për këto arsye:

Shndërron lëkurën tuaj.

7 arsye për të pirë një lugë vaj ulliri në mëngjes

Vaji i ullirit është një përbërës thelbësor në shumë produkte kozmetike. Redukton shkoqjen dhe ënjtjen dhe mund të ngadalësojë shfaqjen e rrudhave. Vaji i ullirit ka veti të fuqishmë antibakteriale dhe shërben si një dezinfektues natural.

Ndihmon të humbni peshë.

7 arsye për të pirë një lugë vaj ulliri në mëngjes

Shumë studime kanë treguar se ndjekja e një diete mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, ka një efekt pozitiv në peshën e trupit. Më shumë se 180 njerëz morën pjesë në një studim 3-vjeçar që provoi se konsumimi i vajit të ullirit i ndihmoi ata të humbnin peshë.

Është i mirë për trurin.

7 arsye për të pirë një lugë vaj ulliri në mëngjes

Konsumimi i rregullt i vajit të ullirit heq grumbullimet e pllakave brenda qelizave të trurit. Këto pllaka mund të shkaktojnë sëmundjen Alzheimer, sëmundjen më të zakonshme mendore në botë. Njerëzit që pijnë rregullisht vaj ulliri kanë një memorie më të mirë se ata që mbajnë një dietë me pak yndyrë.

Përmirëson shëndetin e kockave.

Vaji i ullirit ndihmon njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid. Kjo funksionon më mirë kur kombinohet me vajin e peshkut, një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3. Përbërjet që gjenden në vajin e ullirit ekstra të virgjër përmirësojnë dhimbjen e kyçeve dhe ngurtësinë e mëngjesit që shkaktohen nga artriti.

Lexo edhe :  Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak, sasia që duhet të konsumoni

Zvogëlon inflamacionin.

7 arsye për të pirë një lugë vaj ulliri në mëngjes

Pasurimi i dietës tuaj me vaj ulliri dhe ushqime të tjera me acide yndyrore omega-3 zvogëlon inflamacionin në trup. Nga ana tjetër, mund të ndihmojë në parandalimin ose shërimin e gjendjeve të ndryshme të lëkurës të shkaktuara nga inflamacioni.

Përmirëson shëndetin e zorrëve.

Disa lloje bakteresh që jetojnë në stomak mund të shkaktojnë ulçerë. Vaji i ullirit është provuar se lufton bakteret dëmtuese, disa prej të cilave janë rezistente ndaj antibiotikëve. Vetëm 30 gram vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë mund të shkatërrojë bakteret e dëmshme në më pak se 14 ditë.

Kontrollon sheqerin në gjak.

7 arsye për të pirë një lugë vaj ulliri në mëngjes

Vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të jetë sekreti për uljen e glukozës në gjak. Ai mbron trupin nga diabeti tip 2, dhe mund të zvogëlojë rrezikun e tij me mbi 40%.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV