Kryeministrja Serbe telefonatë Ramës: Hiqet testi Covid për shqiptarët që hyjnë në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për COVID.

Lajmin ia ka dhënë sot kryeministrja serbe Ana Brnabiç, kreut të Qeverisë shqiptare Edi Rama, përmes një telefonate.

Siç shkruajnë mediat serbe këtë mëngjes Brnabiç e informoi kryeministrin Edi Rama se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm negativ të PCR për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Serbi dhe se vendimi do të merret nesër, 14 janar.

Brnabiç dhe Rama diskutuan gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

Të dy kryeministrat diskutuan luftën kundër COVID-19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës “mini Shengen”.

Sipas Tanjug Kryeministri i Shqipërisë përcolli përshëndetjet për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe u uroi qytetarëve të Serbisë Gëzuar Vitin e Ri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Një ekip kirurgësh në Kaliforni kanë përfunduar, pas katër vitesh pune, transplantin e parë të fshikëzës së urinës te...

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike po përdor kontratën e shtrenjtë të lobimit për të sfiduar legjitimitetin e zgjedhjeve në Uashington,...

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, ndërsa...

E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen. Ngjarja e pazakontë...

“Dëshira për para..”, Meghan Markle flet hapur për ndjenjën e fajit!

Meghan Markle ka pranuar se përjeton emocione kontradiktore në lidhje me pasurinë, duke zbuluar një ndjenjë të thellë faji pavarësisht suksesit të rëndësishëm financiar...

Lajme të tjera

Web TV