Kim Kardashian pa unazën e martesës në gisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian shfaqet seksi në çdo foto-galeri të saj, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, më shumë sesa “kthesat” që të lënë pa frymë, është mungesa e unazës së martesës në gishtin e majtë të dorës.

Një shenjë që fundi i dashurisë me Kanye West tani është zyrtar. Ai mes Kim dhe Kanye parashikohet të jetë divorci i vitit, me pasuri prej disa miliardë dollarësh, që do të ndahen, përfshirë dhe kujdestarinë e fëmijëve.

Çifti nuk komenton për momentin, duke preferuar ta mbajë private çështjen në një periudhë kaq të vështirë.

Por në rrjetet sociale, Kardashian shfaqet si zakonisht, mes fotove-seksi dhe momenteve familjare. Në foton me të brendshme, poza duket rastësore, por nuk është kështu: dora e majtë që mbështetet në mjekër, thekson mungesën e unazës së martesës.

Më 5 janar, Kim kishte shpërndarë në rrjetet sociale një foto në të cilën nuk e mban unazën e martesës në gisht.

E hequr nga Instagrami, fotoja mbeti në llogarinë e saj në Twitter. Me foton e re, ajo duket se nuk bën asnjë hap mbrapa, një shenjë që vendimi është marrë në mënyrë të pakthyeshme.

Ajo dhe Kanye u martuan në vitin 2014 në një ceremoni mes “një mijë e një netësh”. Me katër fëmijët e tyre, ata formuan një familje që dukej shumë e fortë, por vitin e fundit gjërat shpejtuan deri në epilog./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV