Administratori i Dinamos, Barushi: Stafi i ri teknik përcjell optimizëm në skuadër, jemi aktiv në merkato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administratori i Dinamos, Ermal Barushi, mendon se ardhja e Françesko Morieros dhe Fabricio Mikolit tek blutë e kryeqytetit shqiptar ka shërbyer si një shtysë e madhe për skuadrën në përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, teksa më parë nën drejtimin e italianit tjetër, Fabricio Kamarata, e mbylli 2021-shin në krye të renditjes së grupit A të Kategorisë së Parë.

“Në sensin e organizimit të skuadrës nuk është se ka ndryshuar shumë, por, në aspektin teknik, besoj se, duke qenë edhe emra të konfirmuar, trajnerët e rinj i kanë dhënë një motiv më shumë grupit dhe unë mendoj se grupi po përpiqet të japë më shumë se 100 % e vet”, – thotë administratori dinamovit, duke folur posaçërisht për gazetën “Fjala”.

Po si ka reaguar skuadra dhe çfarë ndjesie i ka përcjellë ajo administratorit? “Sigurisht, flasim për emra të mëdhenj të futbollit botëror dhe ndikimi është shumë i madh, – pohon ai. – Mendoj dhe besoj që grupi po merr më të mirën e mundshme nga vetja, sepse çdo trajner, nga aspekti teknik, sjell me vete diçka të re në mjedisin e skuadrës sonë.”

Barushi ka rrëfyer se, në pritje të nisjes së pjesës së mbetur të sezonit, Dinamo po zhvillon një minifazë përgatitore, sepse koha në dispozicion nuk është edhe aq e mjaftueshme. “Presim që kampionati të nisë shpejt dhe shikoj që skuadra po jep maksimumin e saj”, – thotë ai.

Administratori i dinamovitëve ka prekur edhe çështjen e merkatos së dimrit. “Ne e kemi theksuar se grupi është i kompletuar, por mendoj se ka vend për përmirësime, – thotë ai. – Kemi marrë një lojtar (Dejvi Bilalin), një mesfushor, sepse mendonim që kishim një boshllëk në atë sektor. Po përpiqemi të afrojmë ede dy lojtarë të tjerë, të cilët nuk dua t’i bëj të ditur, sepse njëri prej tyre është një emër i konfirmuar edhe në Superiore… Por, do të presim dhe të shohim.

Të fundit

Zhvlerësimi i euro-s nuk ndalet/ Emigrantët ‘detyrohen’të sjellin më shumë

Nga 1 janari deri më 31 dhjetor monedha evropiane Euro ka pësuar zhvlerësime të forta përkundrejt lekut. Teksa 100...

Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta

Inteligjenca artificiale lexon historinë, atë antike të padëshifruar ende nga njeriu. Një nga sukseset e padiskutueshme të avancimit të teknologjisë është padyshim zbërthimi i...

Klea Prenga s`përmbahet ndaj Antonela Berishës: Palaço, nuk njeh as nder e moral

Blogerja Klea Prenga, i është kthyer Antonela Berishës, pas akuzave që kjo e fundit lëshoi kundrejt saj duke thënë se fotot dhe videot me...

Shtëpi bari në çdo cep, vjedhin edhe energji elektrike/ “Daily Record”demaskon shqiptarët

Grupet kriminale shqiptare pas Anglisë dhe Uellsit po e kanë shtrinë shumë shpejt biznesin kriminal të rritjes së kanabisit nëpër shtëpi apo magazina edhe...

Zbulohet vullkani misterioz që “ngriu” tokën 200 vjet më parë

Në vitin 1831, një vullkan i madh shpërtheu aq fuqishëm sa arriti të ftohë klimën e tokës. Një ekip studiuesish ka ndihmuar në zgjidhjen...

Lajme të tjera

Web TV