Nga Clare Nuttall
Qyteti bregdetar shqiptar i Vlorës, ku Deti Adriatik bashkohet me Detin Jon, është një qendër kryesore industriale, si dhe destinacion turistik. Ashtu si shumica e Shqipërisë, nevojat e saj për infrastrukturë janë të mëdha dhe nuk është vetëm destinacioni i mundshëm për aeroportin e dytë të Shqipërisë – nëse mund të gjendet një investitor por edhe vendi i një porti për 400 anije.
Kontradiktat kanë përfshirë projektin e fundit pasi mediat lokale kanë zbuluar se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur ofertat për dhënie e një tenderi duke ofruar një koncesion 35-vjeçar, që do të përfshijë ndërtimin e portit.
Projekti nuk u propozua as nga qeveria dhe as nga bashkia por nga një kompani, ende anonime, e interesuar për të marrë koncesionin, megjithëse diçka gjerësisht e kritikuar, kjo është një praktikë që po ndiqet në Shqipëri vitet e fundit nga qeveria e Kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon të mobilizojë investime private përmes partneritetit publik-privat (PPP) për projektet e infrastrukturës.
Debati shpërtheu përsëri në javët e fundit, kur Presidenti Ilir Meta hodhi poshtë buxhetin për 2021 të paraqitur nga qeveria Rama, duke përmendur projektet PPP midis kundërshtimeve të shumta të tij.
Problemi kryesor me kuptimin e konceptit të PPP nga Shqipëria, siç është theksuar në mënyrë të përsëritur dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucione të tjera ndërkombëtare financiare, është se shumë nga projektet e PPP ndjekin procedura ndryshe, pra një kompani private i ofrohet qeverisë me një propozim, ndërkohë që zhvillimi i një tenderi bazohet në vlerësimin e nevojave nga autoritetet.
Për më tepër, ndërmarrjeve që propozuan projektet u jepet zakonisht disa pikë bonus kur marrin në konsideratë ofertat, në mënyrë që ajo kompani të fitojë tenderin.
Në shtator të vitit 2020 FMN-ja theksoi edhe njëherë: “Ekziston një nevojë urgjente për të forcuar menaxhimin e investimeve publike dhe cilësinë e shpenzimeve.
Projektet duhet të merren në konsideratë vetëm kur kanë kaluar një proces rigoroz të përgatitjes, vlerësimit dhe përparësisë dhe të kontribuojë në një rimëkëmbje gjithëpërfshirëse. Ne përsërisim thirrjen tonë për të krijuar një proces të unifikuar për përgatitjen, prioritizimin dhe vlerësimin e të gjitha projekteve të investimeve publike, duke përfshirë partneritetin publik-privat [PPP].
FMN shtoi se rreziqet fiskale janë në rritje në Shqipëri dhe duhet të monitorohen dhe menaxhohen me kujdes.
“Nevojiten përpjekje të forta për të vlerësuar dhe menaxhuar në mënyrë rigoroze jo vetëm ndikimin e drejtpërdrejtë buxhetor, por edhe detyrimet e kushtëzuara që vijnë nga PPP.”
Kreu i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i Shqipërisë, Matteo Colangeli, në një intervistë në vitin 2018 tha se një “PPP duhet të ndajë rrezikun midis sektorit publik dhe privat dhe duhet të jetë transparente ”
Mënyra e financimit në Shqipëri, shtoi ai, “nuk është ideale, sepse qeveria nuk po ushtron rolin e saj të privatizimit të projekteve, mungon roli i planifikimit strategjik. ”
BERZH vazhdoi të kritikonte projekte të tilla në Raportin e Tranzicionit 2019-20, ku tha se PPP kërkonte “vëmendje urgjente”.
PPP-të vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin e rrugëve… pa një nivel të mjaftueshëm të analizës së kostos dhe përfitimit dhe konkurrencës në procesin e tenderit.
Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve, gjithashtu duke pasur parasysh mungesën e përgjithshme të historikut dhe gjendjen financiare në krahasim me shkallën e projekteve.
Ndër projektet më të diskutueshme të pakërkuara të PPP janë projektet kryesore rrugore të veçuara nga BERZH, përkatësisht seksionet Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara.
Një tjetër ishte plani për të shkatërruar Teatrin e vjetër Kombëtar në Tiranë për të ndërtuar një teatër të ri. Pavarësisht kundërshtimeve, ai projekt përfundimisht u financua nga buxheti publik.
Pas reagimit nga IFIs(Kompania e shërbimeve financiare) dhe opozita shqiptare, në shtator 2019 parlamenti miratoi legjislacionin që ndalon projektet PPP bazuar në propozime në sektorin e rrugëve, megjithëse ato janë ende të lejuara për portet dhe aeroportet, si dhe në sektorin e energjisë. Legjislacioni i ri gjithashtu përfundoi dhënien e pikëve bonus për kompaninë që propozoi projektin.
Për më tepër, në fund të Dhjetorit, Komiteti Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ndaloi nisjen e çdo koncesioni të ri duke përfshirë projektet PPP që nuk ishin njoftuar më parë, në katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në Prill 2021.
Partitë kryesore opozitare të Shqipërisë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) – të dyja janë kundërshtarë me Socialistët e Ramës – kanë kundërshtuar vazhdimisht PPP-në për të cilat ata pretendojnë se po pasurojnë një grusht oligarkësh në pushtet.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkroi në faqen e tij në Facebook më 30 dhjetor se pasuria e Shqipërisë është “përqendruar në duart e oligarkëve”.
Vendimet e Ramës, shtoi ai, “gjithmonë kanë favorizuar katër deri në pesë oligarkë”, dhe mbi 2 miliardë euro janë përdorur “për koncesione të marra nga ata oligarkë”.
Pasi refuzoi buxhetin e vitit 2021, Meta tha se: “Vlera totale e kontratave të PPP në 2021 arrin në 838.2 miliardë lekë [lekë shqiptare] ose 49.8% të PBB-së. Ndërsa për luftën kundër COVID-19 janë parashikuar 14.5 miliardë lekë ose 0.86% e PBB-së. ”
Qeveria gjithashtu zhduku praktikisht kultivimin e drogës në fshatin Lazarat – i quajtur “mali i marijuanës” në Europë – pak para se të fitonte statusin e kandidatit të BE-së në 2014.
Megjithatë, që nga ajo kohë, ka pasur raporte se kultivimi dhe trafikimi i drogës përsëri vazhdon.
Një raport i vitit 2020 nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, duke parë flukse të paligjshme financiare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut zbuloi se tregtia tranzite e barnave vlerësohet arrin vlerën e gjysmë miliardi çdo vit në Shqipëri.
Sipas raportit, 300 milion euro humbasin çdo vit nga abuzimet në procedurat e prokurimit publik, gati 45% të vlerës totale të kontratave publike në 2019.
Burimi: IntelliNews