SHBA ndihmon FA për të përballuar përmbytjet, Peleshi: Rrisim aftësitë reaguese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të mirëpajisura për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Qeveria e SHBA dhuroi për FA pajisje të reja dhe moderne për përballimin sa më efikas të përmbytjeve.

Pajisjet e reja u dorëzuan nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim në prani të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandantit të Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.

Ministri Peleshi falenderoi SHBA për donacionin e radhës dhe theksoi se këto pajisje të reja do të rrisin kapacitetet reaguese të FA ndaj fatkeqësive natyrore.

Është një dhuratë e rëndësishme për ne, dhe për qytetarët e Shqipërisë të cilët janë duke u përballur me një situatë të vështirë, të krijuar nga reshjet intensive të shiut. Këto pajisje do të rrisin aftësitë e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Komandës Mbështetëse duke ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit për t’iu përgjigjur në mënyrë më efektive një numri gjithnjë e më të madh emergjencash dhe gjithashtu do të ndihmojnë në mbrojtjen e jetës së personelit të Forcave të Armatosura ndërsa ata vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme, shpëtuese.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimet e mia dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e përhershme, bujare dhe të pakufizuar për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura.”- theksoi ministri Peleshi.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim vlerësoi punën e FA shqiptare gjatë përmbytjeve dhe vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.

Pajisjet e reja janë kryesisht materiale dhe pajisje kërkim-shpëtimi ujor në raste emergjencash. Ndihma përfshin gomone, gjenerator, pajisje për heqjen e lagështisë dhe të ujit, thasë rëre, radio për komunikim në raste përmbytjesh, pajisje të ndihmës së shpejtë dhe ventilator të lëvizshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Shqipëria në luftë me flakët, bilanci: 29 vatra zjarri ende aktive

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV