Kupa e Gjermanisë mbyll turin e 32-shes, Holshten Kil eliminon bujshëm Bajernin e Mynihut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Holshten Kil eliminon Bajernin e Mynihut pas 11-metërshave, takimi erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Një tjetër ekskluzivitet madhor sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, është edhe veprimtaria e dytë e futbollit gjerman, Kupa e Gjermanisë, e cila vijon të dhurojë spektakël dhe të papritura. Të mërkurën ajo ka mbyllur turin e 32-shes, duke përcaktuar edhe 16 skuadrat që vijojnë më tej betejën për këtë trofe. Të mërkurën në mbrëmje, në kuadër të turit të saj të 32-shes, ka ardhur drejtpërdrejt kanalin RTSH Sport të platformës së transmetuesit publik edhe përballja e fundit e kësaj faze.

Ky takim ka vënë përballe kampionen e Gjermanisë, Bajernin e Mynihut, dhe vendasit e Holshten Kilit, skuadrës që militon në Bundesligën e dytë. Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në epërsi pas 14 minutash lojë, me anë të Serzh Gnabrit. Bavarezët kanë kërcënuar të gjejnë edhe gola të tjerë, por, përkundër rrjedhës së lojës, është Holshten Kili që do të barazojë shifrat 8 minuta para fundit të pjesës së parë, me Fin Bartels. Në barazim 1-1 do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa me fillimin e së dytës, në minutën e 48-të, Bajerni do të gjejë golin e dytë, me autor Lëroi Sanenë, duke u rikthyer në epërsi.
Bavarezët do të vijojnë në 42 minutat e mbetura të kohës së rregullt dhe ato shtesë të bëjnë detyrën, duke administruar epërsinë. Por teksa po pritej fishkëllima përfundimtare, vendasit kanë gjetur golin e barazimit në sekondat e fundit të minutës së 5-të shtesë. Gjithçka ka shkuar kështu në dy pjesët shtesë nga 15 minuta secila, të cilat, sidoqoftë, nuk kanë dhuruar gola të tjerë dhe fjalën ia kanë lënë goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshve. Goditje të cilat gjithashtu kanë shkuar në goditjen shtesë, aty ku Roka gabon për Bajernin e Mynihut.

Lexo edhe :  Europiani U17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Kurse Bartels shënon për Holshten Kilin, që triumfon 6-5 pas 11-metërshve dhe shkon në turin tjetër. Kupa e Gjermanisë ka plotësuar kështu tablon e turit të 16-shes dhe pret tanimë shortin, për përvijuar edhe betejat drejt finales së madhe, por tashmë pa fituesen në fuqi të saj.

Të fundit

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

“Urime, Igli!” Presidenti Armand Duka “zyrtarizon” Taren te Milani

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka uruar publikisht Igli Taren për pozicionin e tij të ri si drejtor sportiv i Milanit. Me një postim...

Lajme të tjera

Web TV