Basha zbulon vendimin e opozitës: Ja kush do jetë kandidati për kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha deklaroi në “Opinion” se koalicioni i djathtë ka marrë vendim politik që ai të jetë kandidati për kryeministër i opozitës.

Ky vendim tha Basha, vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve.

Mirela Milori: Kush do të jetë kandidatura për kryeministër ? Ju do të jeni kryeministri i ardhshëm?

Blendi Fevziu: Këtë desha të pyesja. Dakord, faktikisht nuk keni një apo shumë lista por konkretisht keni një kryeministër apo do të dilni me disa figura?

Lulzim Basha: Padiskutim që po.

Blendi Fevziu: Kush është? Jeni ju?

Lulzim Basha: Padiskutim që jam unë.

Blendi Fevziu: Pra ju jeni kandidati i të gjithë opozitës për Kryeministër?

Lulzim Basha: Padiskutim që unë jam kandidati për kryeministër. Padiskutim që kandidati jam unë. Ky është një vendim i shpallur tashmë. Një vendim i cili vjen jo thjesht dhe vetëm si një vendim politik i koalicionit tonë por vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve. Ne kemi tashmë më shumë se tetë muajsh matje të qarta në terren që tregojnë jo thjeshtë në kuadrin e koalicionit por dhe përballjen me kryeministrin në ikje që ka një preferencë të qartë që unë në detyrën time sot si Kryetar i partisë më të madhe të Opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.

Lulzim Basha: Motivi numër 1 që i bashkon të gjithë, edhe parti që kurrë nuk e kanë parë veten në një llogore është bindja popullore se kjo është një përballje ndërmjet Shqipërisë dhe Edi Ramës.

Të fundit

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Pse Enver Hoxha nuk e lejoi Coca-Colën dhe xhinset blu

Në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, shumë gjëra që sot i marrim si të zakonshme – si një pije e gazuar apo një...

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

Tetë pasagjerë, përfshirë një fëmijë dyvjeçar, u lënduan pasi një fluturim i Ryanair-it nga Berlini drejt Milanos u detyrua të devijonte dhe të bënte...

Lajme të tjera

Web TV