Virusi vdekjeprurës/ Belortaja: Ja situata e shqiptarëve në Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Selim Belortaja, që është dhe ambasadori i Shqipërisë në Kinë ka njoftuar përmes një statusi në Facebook për gjendjen e shqiptarëve që ndodhen atje. Ai thotë se janë rreth 400 shqiptarë në Kinë, dhe asnjëri prej tyre nuk ka probleme. Ndërkohë, duke u ndalur në rastin e studentes që ndodhet në provincën Wuhan, ku ka shpërthyer epidemia, Belortaja thotë se po ndiqen të gjitha procedurat për ta larguar nga atje.

Statusi i plotë i ambasadorit Belortaja

Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (65964516 dhe 65966999) dhe në Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk dëshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Deri më sot raportohen:

2,823 raste të konfirmuara infeksioni

5,794 raste të dyshuara

59 të shëruar

81 humbje jetësh.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe asnjë vdekje.

Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përveç Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Evropën.

Lexo edhe :  Zjarri përfshin pyllin pranë banesave në Sopot të Bulqizës, rrezikohen shtëpitë

Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë të përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Wuhan, dhe po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim, sadoqë kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, në dijeninë tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.

Të fundit

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Lajme të tjera

Web TV