Pas divorcit, Kim Kardashian vazhdon e pa shqetësuar me projektet e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht dramës së divorcit me bashkëshortin Kanye West, Kim Kardashian është shumë e përqendruar me projektet e saj.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashian” ka realizuar një set fotografik për promovimin e linjës së saj KKW Fragrance.

40-vjeçarja shfaqet me një veshje të artë nga LaQuan Smith që theksoi linjat e saj teksa pozonte pranë një zemre gjigande prej ari.

Parfumet e saj të reja për Shën Valentin do të jenë në formë zemre dhe vijnë në tre ngjyra. Përsa i përket jetës personale, Kim po përballet me ndarjen nga reperi me të cilin ka katër fëmijë.

Kardashian dhe West kanë jetuar të ndarë prej disa kohësh, ndërsa tashmë raportohet se nuk kishin asnjë mundësi tjetër pasi gjërat ishin bërë kaq toksike. Divorci vjen në një kohë pasi martesa e tyre u zhyt në krizë vitin e kaluar.

Kim dhe Kanye nuk kishin asnjë mundësi tjetër përveçse të jetonin të ndarë sepse komunikimi mes tyre ishte bërë kaq toksik. Ata donin të rigjenin një mënyrë për t’u marrë vesh kur kaluan kohë së bashku. Por arritën në pikën ku grindjet u kthyen në përplasje të mëdha dhe meqenëse asnjëri nuk dëshironte që fëmijët të ekspozoheshin ata qëndruan larg“, tha një burim për Us Weekly.

l.m/Fjala.al

 

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV