“Ekspresi kuqeblu” nuk ka të ndalur! Vllaznia mposhtur Kukësin dhe mbetet +9 në krye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ekspresi kuqeblu” nuk ka të ndalur! Vllaznia ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në sfidën e zhvilluar të premten në Stadiumin “Elbasan Arena”, duke siguruar kështu fitoren e 10-të në këto 14 javë të këtij sezoni të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, fitore që e konfirmon gjithmonë e më tepër kandidaturën e saj për titullin “kampion”.
Ishte sulmuesi Arlind Kalaja, ai që me golin e tij i dhuroi 3 pikë të arta skuadrës së Brdariç, duke zhytur kështu në krizë të thellë rezultatesh Kukësin. Për verilindorët e Hallaçit kjo ishte humbja e katërt radhazi në 5 ndeshjet e fundit. Vendimtar një lojtar që ka luajtur me Kukësin, Arlind Kalaja.
Shkodrani zëvendësonte Ardit Hoxhajn, i cili është pezulluar për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Teutën, dhe e shpërbleu besimin e stafit teknik. Një gol që u shënua në fillimin e pjesës së dytë dhe kishte protagonist edhe Herald Markun, i cili goditi fort dhe portieri Tafa nuk e kontrolloi dot topin.
Imeri mund të kishte shënuar edhe golin e dytë, por nuk ishte i saktë. Kukësi, që pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionat, iu afrua barazimit në minutën e 70-të, kur Hetemaj brenda zonës goditi shtyllën pingule. Vllaznia me fat në atë moment, por dominuese në përgjithësi. Në fund fitoi me meritë.

Të fundit

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga...

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Shpërthimi i Tunguskës, simboli i një misteri kozmik

30 qershor 1908 Në agimin e një dite të zakonshme vere, më 30 qershor 1908, qielli mbi Siberinë lindore u çel befas nga një dritë...

Lajme të tjera

Web TV