Grushta policëve, arrestohen dy vëllezër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vëllezër me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër, janë vënë në pranga nga policia pas konfliktit për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë.

Arrestimi i vëllezërve u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar me dy persona (punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Gjatë sherrit kanë ndërhyrë shërbimet e patrullës së policisë, por edhe efektivët në detyrë janë kundërshtuar nga të rinjtë, duke i penguar në kryerjen e detyrës. Pavarësisht rezistencës, 22 dhe 24 vjeçari janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Peshkopisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të fundit

2 trilionë euro, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034

Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian me vlerë...

Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s’je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Vijojnë përplasjet në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm që mori koalicioni Shqipëria Bëhet. Në një postim të fundit,...

Futbollisti i Breidablik tallet me Egnatian: Të shpejtë për të hedhur peshqirin

Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League. Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

Lajme të tjera

Web TV