Ligji antishpifje, kritika nga përfaqësues të lartë të PPE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Popullore Europiane ka reaguar pas miratimit të ligjit shumë të diskutuar për median nga Parlamenti i Shqipërisë. Maxhoranca në Kuvend ditën e djeshme ka miratuar paketën antishpifje.

Koordinatori i PPE-së për Punët e Jashtme, Michael Gahler, ka deklaruar: “Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare e udhëhequr nga Kryeministri socialist miratoi dy ligje për median dje në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve. Ne vërejmë se anëtari ynë i PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare”.

Ka reaguar dhe Raportuesi i PPE-së, David Lega, i cili ka paralajmëruar: “Liria e mediave dhe e drejta e informacionit janë liritë themelore në Evropë dhe një pjesë e domosdoshme e kritereve të Kopenhagës për anëtarësimin në BE. Legjislacioni i miratuar kërcënon këto liri që janë fituar kohë më parë nga populli shqiptar. Media e lirë ka qenë një reporter i vazhdueshëm i abuzimit të pushtetit dhe ka ekspozuar shumë skandale të korrupsionit. Miratimi duhet të shihet si një kthim pas serioz për Shqipërinë në rrugën e saj drejt sundimit të ligjit dhe demokracisë. Ky vendim, siç e thamë publikisht përpara votimit, mund të ketë një ndikim negativ në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë – në të cilën Grupi i PPE beson fuqimisht. Ne i nxisim autoritetet shqiptare të rishqyrtojnë vendimin dhe ta kthejnë atë”.

Të fundit

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV