Vajza u morr peng dhe u fut me forcë në makinë/ Policia gjen çiftin që alarmoi Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në hyrjet dhe daljet e Tiranës, por edhe në kryqëzime, një ditë më parë u vendosën një sërë postblloqesh policie të armatosur.

Shkak ishte një telefonatë nga një qytetar i cili raportoi në polici se një pengmarrje kishte ndodhur këtu në institute. Uniformat blu u ngritën në këmbë, por pas verifikimeve, ngjarja që u duk si pengmarrje, rezultoi të ishte një sherr mes një çifti të rinjsh nga Kamza. Djali e mori forcërisht vajzën pas debatit dhe e hipi në makinë. Më pas u larguan menjëherë.

Pak orë më pas, policia arriti të lokalizonte çiftin e të rinjve, dhe pas këqyrjes së celularëve të tyre, rezultoi se ata ishin në një lidhje prej 4 vitesh, dhe se debati kishte lindur në një moment gjaknxehtësie.

Kjo ngjarje, tregon se qytetarët tashmë janë më të vetëdijshëm në raste kur shohin situata të tilla apo paligjshmëri dhe i drejtohen policisë.

Të dhënat që Top Channel ka siguruar, për muajin janar të këtij viti, tregojnë se krahasuar me gjysmë e janarit të vitit 2020, ka një rritje të numrit të telefonatave në drejtim të policisë.

9275 telefonata u regjistruan janarin e kaluar, ndërsa këtë vit, janë 11.496 telefonata.

Kryesisht këto kanë qenë për denoncime të ngjarjeve të ndryshme, si vjedhje në banesa, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për persona të dyshimtë, për shpërndarje të lëndëve narkotike, por edhe paligjshmëri të tjera.

Në dorë të qytetarëve, është edhe aplikacioni Komisariati Dixhital, nga ku mund të bëhen denoncime.

Të fundit

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer...

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë...

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit, nga janari deri në qershor...

Paketa e 18-të e sanksioneve të BE-së i vë ‘lakun në fyt’ Kremlinit

 Monada Mehmetaj, Strasburg Në kulmin e vitit të tretë të agresionit rus ndaj Ukrainës, Bashkimi Evropian shpalli më 17 korrik 2025 paketën e 18-të të...

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la...

Lajme të tjera

Web TV