Shifra alarmante aksidentesh: Vetëm në dhjetor humbën jetën 24 persona!   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shifra të frikshme aksidentesh rezervohen për muajin që lamë pas. Është INSTAT që tregon të dhëna konkrete për të gjitha llojet e aksidenteve. Shihet se krahasuar me një vit më parë aksidentet janë ulur me një raste por është numri i të vdekurve më i madh.

Në muajin dhjetor 2019 numërohen 135 aksidente rrugore nga 136 aksidente të ndodhura në muajin dhjetor 2018, duke u ulur me 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2019, numërohen 1.498 aksidente rrugore nga 1.718 aksidente të ndodhura në vitin 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin dhjetor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 187 persona nga 162 që ishte një vit më parë, duke u rritur me 15,4 %. Numri i të aksidentuarve në vitin 2019, është 2.044 persona nga 2.291 persona, duke u ulur me 10,8 %, krahasuar me vitin 2018.

Në muajin dhjetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 23 persona të vdekur në dhjetor 2018. Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 227 persona nga 213 persona në vitin 2018.

Në muajin dhjetor 2019, aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 18,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, vulos rezultatin e Tiranës: Zgjedhjet nuk përsëriten

Në vitin 2019, aksidentet rrugore, në 14,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 37,7 %, krahasuar me një vit më parë. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV