Itali/ Kapet shqiptari i arratisur, po festonte ditëlindjen e së dashurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme policia italiane ka publikuar të dhëna në lidhje me një operacion për arrestimin e një të shumëkërkuari. Bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kishte mundur të largohej nga burgu.

Por në fakt, ai në momentin e arrestimin po festonte me të dashurën e tij datëlindjen e saj. Por policia ka treguar se pas 8 muajsh kërkime mundur që të arrestojë, shqiptarin Ervis Markaj, i cili u arratis nga qelia natën e 26 majit 2019 nga burgu i Carinola në provincën e Casertas.

Sipas mediave italiane Ervis Markja u arrestua natën duke u gdhirë 26 janari në Napoli në një lokal, ku e fejuara e tij po festonte ditëlindjen. Pas arrestimit është shoqëruar në burgun e Napoli-Poggioreale.

Ervis Markja dhe Adriatik Gega, u arratisën nga burgu i Carinolas. Sipas rindërtimeve të skemës së arratisjes, të dy  janë larguar nga burgu  mes orës 1 dhe 2 të mëngjesit në 26 majit. Ata sharruan hekurat e burgut dhe më pas u larguar pa lënë gjurmë ndihmuar edhe nga një shi i madh që po binte.

Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje shtëpish. Ndërsa, Ervis Markja u arrestua në Janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë pasi kishin sulmuar një makinë policie dhe kishin ofenduar punonjësin e policisë. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Gjenden të vdekur në banesë dy vëllezër

Dy vëllezër janë gjetur të vdekur në banesë në fshati Çorrush Mallakastër. ne perditesim…

Kreu i KQZ, apel partive politike: Respektoni ligjin për të dhënat personale

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, kanë bërë një...

U mbyt në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët/ 6 vite burg për bashkëshortin e Alma Arrazit

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet lidhur me vetëvrasjen e shtetases Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më...

“Tani jam asgjë”, ndërroi jetë në aksident, bashkëshortja e gazetarit të njohur

Valentina Trifiletti , bashkëshortja e gazetarit të Corriere Della Serra, Fabio Postiglione , i cili ndërroi jetë gjatë një aksidenti kujtoi partnerin e saj përmes një...

USAID në epokën e Musk dhe Trump: A është kjo fundi i një epoke?

Thoma Gëllçi Në ditët e fundit, USAID – agjencia kryesore amerikane për ndihmën ndërkombëtare – është gjetur në qendër të një furtune politike që duket se po...

Lajme të tjera

Web TV