Italiani 2 javë i zhdukur, në makinën e djegur në Pukë u gjet skeleti pa shenja dhune! Hetuesit shqiptarë: Zjarri aksidental!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga zhdukja biznesmenit italian Davide Pecorelli, 45 vjeç, i cili mendohet se është gjetur në makinën e marrë me qira prej tij, që u gjet e djegur pasditen e 6 janarit në Pukë, ende në rrethana të paqarta. Në makinën e djegur është gjetur një skelet që dyshohet se është i tij. Kockat janë dërguar për ekzaminim në laboratorin kriminalistik në Tiranë dhe pritet të dalë përgjigjia e ADN, e cila do të krahasohte me atë të familjarëve të ish-arbitrit italian.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se hetuesit shqiptarë deklarojnë se janë të bindur se zjarri është aksidental ndërkohë që priten përgjigje për trupin në makinë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në eshtrat e gjetura s’ka dëmtime me plumb apo shenja dhune. Sipas hetuesve ngjarja është aksidentale dhe bëhet fjalë se eshtrat janë të biznesmenit, por në fund do jetë ADN-ja ajo që do e faktojë.

Sipas informacioneve brenda makinës së djegur janë gjetur gjithashtu edhe detergjentë dhe produkte të tjera kozmetike për parukeritë, biznes të cilën Pecorelli e kishte në Itali dhe mendohet se e hapte edhe në Shqipëri. Një orë dhe një telefon që i kanë shpëtuar djegies janë të tjera mjete që janë gjetur në makinë dhe që do të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Referuar qëndrës kombëtare të biznesit rezulton se më 19 gusht 2020 ai ka regjistruar aktivitetin e tij tregtar në Vlorë duke përdorur si adresë apartamentin në lagjen Pavarsia në një pallat në katin e 6-të. Biznesi i tij ka qenë dhe arsyeja e vizitës së tij të fundit.

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy netë në Hotel Turizmi. Ai kishte prenotuar edhe për një natë të tretë. Më 6 Janar ai ka patur kontaktin e fundit me të afërmit e tij dhe nga ai moment komunikimet janë ndërprerë. Është kjo dëshmija e bashkëshortes shqiptare të biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ajo ka thënë për hetuesit se pasditen e 6 janarit, të mërkurën Davide ka qenë onlinë në WhtasUp. Ndërkaq gruaja e biznesmenit ka thënë se nuk e di nëse “Davide ka pasur probleme me dikë”.

Lexo edhe :  Dëmi nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat për dëmshpërblimin

Policia shqiptare nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Ndërkaq mediet italiane kanë zbardhur mesazhin e fundit që ai u kishte dërguar punonjësve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

“Do të kthehem rreth 10 janarit”, ishte ky mesazhi i fundit, për disa punonjës.

Komuna e San Giustino, ku 45-vjeçari është vendas dhe banor, ka reaguar për historinë që po krijon një mister të madh.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për vdekjen e Davide Pecorelli, një sipërmarrës i njohur vendas dhe i njohur gjithashtu për formimin e tij sportiv, me shpresën se ky thriller do të zgjidhet pozitivisht. Ne jemi pranë familjes, të cilët nuk kanë dëgjuar më nga Davide për ditë me radhë”, tha Kryetari i Bashkisë Paolo Fratini, në emër të administratës.

Biznesmeni, sipas medieve të huaja kishte probleme me bizneset, si me hotelin në Lama ashtu edhe me qendrat e bukurisë dhe dyqanet në San Giustino, Sansepolcro, Città di Castello dhe Corciano.

Pecorelli ka ardhur në Tiranë ditët e para të vitit. Me të mbërritur në aeroport, siç konfirmojnë burimet nga media lokale, Davide mori me qira një automjet Skoda Fabia, që u gjet disa ditë më vonë e djegur në rrugën Gjegjan-Reps në Pukë në rrethana ende të paqarta.

Të fundit

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Rrezikoi jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh, flet oficeri: Tre ditë tmerri!

Alfred Zhupani është specialist për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gramshit, por për shqiptarët ai u bë i njohur nga një fotografi teksa...

Karuseli i zërave për mocionin ‘Berisha’ të shtatorit

Ylli Pata Të mësuar tashmë që nga 2017-a, ekzaktësisht pas zgjedhjeve të dyta rresht që fitoi Edi Rama, publiku priti emrat e ministrave në gusht....

Lajme të tjera

Web TV