Jorida Tabaku: Sondazhet nxjerrin fituese PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Jorida Tabakut, “Partia Demokratike është de fakto mazhorancë.” Anëtarja e Kryesisë së PD-së gjatë intervistës së dhënë në studion e “Ilva  Now” në Euronews Albania, tha se, e bënte një deklaratë të tillë duke iu referuar sondazheve, por edhe përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” për vjedhjen e votave në Shqipëri.

“Jemi forca më e madhe në opozitë, por në fakt jemi mazhorancë.  Shifrat e tregojnë, sondazhet e tregojnë”, u shpreh ish-deputetja e PD-së. “Sondazhe që media i ka publikuar për qytete të tëra, të cilat kanë një ndryshim të jashtëzakonshëm në perceptim dhe shifra. E dyta, i referohem dhe përgjimeve të “Bild” sepse në qoftë se 3 apo 4 deputetë nga Durrësi janë fituar në atë mënyrë unë nuk besoj se ka moralin dikush nga Durrësi që të thotë se ka fituar PS. E njëjta gjë për Elbasanin, Tiranën, e njëjta gjë për Fierin, ka qarqe pa fund të cilat i kanë në pikëpyetje rezultatet e tyre vetëm si rezultat i vjedhjes së votës”, shtoi më tej Tabaku.

E pyetur nëse opozita punon për zgjedhje të parakohshme, Tabaku u shpreh se, reforma zgjedhore do të jetë hapi i parë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të mos përsëritet vjedhja e votave siç ndodhi në zgjedhjet e fundit parlamentare.

“PD po punon sikur zgjedhjet të jenë nesër. Reforma është hapi i parë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me një ndryshim të gjitha elemente të OSBE/ODIHR nuk besoj se mund të për përsërisë më një 2017 në Shqipëri sa i takon vjedhjeve të votës”, deklaroi ish-deputetja.

Nga ana tjetër, anëtarja e Kryesisë së PD-së përjashtoi mundësinë që opozita të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme ashtu siç ndodhi në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura vitin e kaluar.

Lexo edhe :  Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

“Vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit ka qenë drastik. Nëse sigurohen kushte, ka hetim të krimeve elektorale, kemi një reformë zgjedhore që zbatohet, siç shkruhet nuk ka asnjë arsye të ndodhë ajo që ndodhi më 30 qershor. Më 30 qershor kishim një dekret presidencial që nuk ka zgjedhje”, u shpreh Tabaku.

Ndërsa duke folur për marrëveshjen e arritur me PS për reformën zgjedhore, Tabaku u shpreh se, pas saj nuk fshihet asnjë kulisë, por shpreh vetëm vullnetin e PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pavarësisht kësaj, Tabaku deklaroi se nuk do të hiqet dorë nga hetmi i krimeneve elektorale, duke iu referuar vjedhjes së votave në Durrës dhe Dibër.

Të fundit

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me...

3 stacione meteorologjike në Korçë në ndihmë të fermerëve

Në Korçë janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të re në mënyrën e punës...

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Lajme të tjera

Web TV