Kroati çudit nga Kina me faktet tronditëse për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave të prekur nga virusi vdekjeprurës që ka shpërthyer në Kinë dhe është përhapur në disa shtete të tjera në botë, ka shënuar 106 viktima dhe ka infektuar rreth 4515 persona ku 450 janë në gjendje kritike.

Jashtë territorit të Kinës janë konfirmuar më shumë se 50 raste në 13 shtete të ndryshme.
Shumica dërrmuese e të infektuarëve dhe të viktimave janë raportuar në Kinë. Kujtojmë se autoritetet kineze kanë vendosur masa karantine (izolim), së pari mbi qytetin ku virusi pati origjinën Wuhan dhe më pas mbi 14 qytete të tjera të mëdha në provincën e Hubei. Gjithësej 41 milion njerëz janë në karantinë.

Franjom Tusek, një kroat i cili ishte zhvendosur në Kinë disa vite më parë ku dhe punonte si mësues anglishteje, ka xhiruar një video në qytetin Haikou në provincën e Hainan, në jug të Kinës. Ai tregon se zyrtarisht janë konfirmuar vetëm tre raste të virusit në atë qytet, por e vërteta qëndron ndryshe pasi në të vërtetë janë infektuar rreth 22 veta.

Gjatë xhirimit të videos Tusek u ndalua nga policia, e cila ai thotë se makinë të tillë policie dhe veshje të tillë të policëve nuk kishte parë kurrë gjatë tre viteve të jetesës në atë vend. Tusek beson se mund të jenë zyrtarë të shërbimeve sekrete kineze.

Mësuesi u shpreh se numri i vërtetë i personave të infektuar është disa herë më i lartë se ai zyrtari, ai beson se shumë raste janë ende të pa identifikuar. Disa nga të infektuarit ka të ngjarë të jenë izoluar në shtëpitë e tyre, kështu që për ta nuk dihet nëse janë prekur apo jo pasi mund të identifikohen vetëm kur gjendja e tyre të përkeqësohet.

Lexo edhe :  Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Ai vëren se, siç kanë thënë tashmë edhe autoritetet kineze, më të prekurit janë ata që kanë sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe të moshuarit. Prandaj, shkalla e vdekshmërisë për personat e shëndetshëm është sigurisht më pak se 2.5%. /Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV