Vllaznia, fitore “in-extremis” në Ballsh, ruan epërsinë 9-pikëshe në krye, Teuta e ndje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të mërkurën pasdreke 4 takimet e para të javës së saj të 15-të dhe kryesuesja e renditjes, Vllaznia, ka vuajtur, por ia ka dalë të marrë, ndonëse në minutën e 4-t shtesë, një fitore minimale, por mjaft të vyer në Ballsh përballë ekipit vendas.

Në një takim të luftuar deri në fund dhe ku janë dhënë edhe 6 kartonë të verdhë dhe një i kuq në dëm të ballshiotëve, shkodranët ia kanë dalë ta gjejnë rrugën e rrjetës me anë të të zakonshmit, tashmë, Ardit Hoxhaj.

Goli i 8-të këtë sezon për vlonjaten, që kryeson listën e golashënuesve të Kategorisë Superiore, i ka dhënë Vllaznisë së drejtuar nga trajneri Tomas Brdariç fitoren e 11-të këtë sezon dhe e mban atë të shkëputur në krye të renditjes, me 35 pikë, 9 më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Teuta. Kjo e fundit ka fituar në Kamëz përballë Kastriotit, me një gol të vetëm të shënuar në pjesën e dytë nga Dejvi Bregu. Skuadra e trajnerit Edi Martini ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa të mërkurën ka mposhtur minimalisht Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Kamzë.

Durrsakët ishin dominues gjatë pjesës së parë, por pa arritur të rrezikonin seriozisht portën e krutanëve, të cilët mbroheshin mirë. Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me Kastriotin që priste prapa dhe kërkonte kundërsulmin. Duhet të vinte minuta e 72-të që të shikonim golin në këtë ndeshje, ku Dejvi Bregu pas një goditje dënimi të fituar nga ai vetë, gjuan bukur nga jashtë zone, për ta dërguar topin në fundin e rrjetës. Durrsakët tanimë kanë 26 pikë, 3 më tepër sesa Partizani, që ka luajtur një ndeshje më pak, ndërsa Laçi nuk shkoi dot më larg se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Skënderbeut.

Lexo edhe :  VIDEO/ Pamje që qetësojnë tifozët, Manaj i vetëdijshëm teksa hyn në spital

Kurbinasit vuajnë sërish me skuadrat e vendeve të fundit dhe këtë herë i ndali Skënderbeu, pikërisht në fushën e tyre. Korçarët shënuan madje të parët me Meksin dhe miqtë që e mbyllën pjesën e parë në epërsi. Por Nuabueze barazoi për vendasit nga pika e bardhë e 11-metërshit. Dy shtylla dhe një traversë e kurbinasve, që ishin të pafat dhe morën vetëm një pikë, që i mban në vend të 4-t, me 21 pikë. Ndërkaq, pavarsisht pikës së marrë, Skënderbeu mbetet në vendin e fundit, me 11 pikë, një më pak sesa Apolonia.

Kjo e fundit është mundur 1-3 në shtëpi përballë Kukësit, në takimin e fundit të së mërkurës. Pas 4 humbjesh radhazi, verilindorët rigjejnë fitoren kundër fierakëve me rezultatin 3-1. Ibraimi shënoi i pari me 11-metërsh për Kukësin, ndërsa Smaçi vendosi përkohësisht barazpeshën. Peposhi dhe Eze më pas realizuan për Kukësin dhe i dhanë 3 pikët skuadrës së tij. Java e 15-të e Kategorisë Superiore mbyllet të enjten, me derbin e madh të kryeqytetit, midis Partizanit dhe Tiranës, por që do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”.

Kategoria Superiore
Java e 15-të

Kastrioti – Teuta 0-1
Shënues: D. Bregu 72′

Bylis – Vllaznia 0-1
Shënues: A. Hoxhaj 90′

Laçi – Skënderbeu 1-1
Shënues: K. Nuabueze 51’(11-m.) / J. Meksi 43′

Apolonia – Kukësi 1-3
E. Smaçi 60’ / A. Ibraimi 15’(11-m.), E. Peposhi 76’, P. Eze 82’

Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1 Vllaznia 15 11 2 2 24-9 35
2 Teuta 15 6 8 1 15-6 26
3 Partizani 14 6 5 3 21-9 23
4 Laçi 15 5 6 4 20-14 21
5 Tirana 14 4 8 2 14-9 20
6 Kukësi 15 6 2 7 18-20 20
7 Kastrioti 15 4 5 6 15-20 17
8 Bylis 15 2 6 7 11-20 12
9 Apolonia 15 3 3 9 11-28 12
10 Skënderbeu 15 2 5 8 17-31 11

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV