‘Sytë e gjithë botës janë nga ju’, Olta Xhaçka uron presidentin Joe Biden dhe Kamala Harris

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka qënë e para zyrtare shqiptare që ka uruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për marrjen e detyrës.

Në një status në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se tashmë gjithë sytë e botës janë drejt SHBA-së.

Xhaçka ka uruar për detyrën e re dhe zëvendësen e Biden, Kamala Harris.

‘Urime Joe Biden dhe Kamala Harris. Sytë e gjithë botës janë nga ju,” shkruan Xhaçka.