Kryeministri Rama nxit fermerët të aplikojnë për përfitimin e naftës pa taksa (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftë pa taksa. Ai ka publikuar një video të disa fermerëve të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania dhe kanë përfituar sasinë e naftës që deri dje paguanin akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi.

Edi Rama i bën thirrje fermerëve që të aplikojnë për të përfituar naftë pa taksa.

Ai ka publikuar një video të disa fermerëve të cilët kanë aplikuar përmes portalit E-Albania dhe kanë përfituar sasinë e naftës që deri dje paguanin akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi.

Kujtojmë që aplikimet janë hapur më 15 janar ku 49.400 fermerë të regjistruar dhe të pajisur me NIPT mund të përfitojnë.

Të gjithë fermerët do të kenë mundësi deri më 25 shkurt 2021 që të aplikojnë për naftën për prodhimet e sezonit të parë. Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë nga 160.8 lekë që ishte, vendim që është mirëpritur nga fermerët.

Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatori furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë.

“Mirëmëngjes dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë” – shkruan Rama në Facebook.

Të fundit

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

Lajme të tjera

Web TV