Ish-banore në Big Brother/ Kush është partnerja që Sokol Balla e mban të ‘fshehtë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë gazetari Sokol Balla njoftoi se ishte bërë për herë të tretë baba, ndërkohë që lidhjen ka tentuar që ta mbajë larg vëmendjes dhe syve të publikut.

Ai tha se ishte bërë me një vajzë, por sërish tentoi që të mos e tregonte emrin e partneres së tij të dytë, pas ndarjes me ministren Belinda Balluku.

Por partnerja e Ballës, me të cilën para një muaji ka sjellë në jetë dhe një vajzë është ish-banorja e ‘Big Brother 9’ Sidrita Sadikaj, e cila aktualisht është e punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Sadikaj, 27-vjeçare, është nga Suraheka, dhe ka ardhur në Tiranë për angazhimin e saj në Big Brother në 2017-tën dhe prej asaj kohe duket se ka zgjedhur që të mos largohet më nga Shqipëria duke gjetur dhe dashurinë e jetës së saj. Ajo pati një lidhje kalimtare edhe brenda programit, me një model, por ndarja erdhi shumë shpejt pas daljes së tyre nga shtëpia më e famshme televizive e asaj kohe.

Edhe vetë Sadija është tepër e rezervuar në rrjetet e saj sociale, ku ende nuk ka postuar një foto që ajo ka ardhur në jetë, ndërkohë që në disa postime të tjera, nëse sheh me vëmendje fotot, janë të njëjta me destinacionet që poston Balla në rrjetet e tij sociale.

Duke folur për marrëd hënien që ka me fëmijët, Balla u shpreh gjatë ditës së djeshme, se tashmë ndihej i plotësuar. “Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët.

Lexo edhe :  Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse në vijim Balla do të vendosë të bëjë publike fotografi të anëtares më të re të familjes.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV