E rëndë/ 19-vjeçarja shqiptare përdhunohet nga 4 meshkuj dhe ngelet shtatzënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e tmerrshme dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Prishtinës para katër muajsh.

Një 19-vjeçare ka raportuar në Polici se është dhunuar nga katër meshkuj, dy nga të cilët i njeh.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mal, në një shtëpi të pabanuar, rrugës që çon në fshatin Koliq të Prishtinës. 19-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar me forcë nga katër personat e dyshuar.

Ajo ka njoftuar pas katër muajsh, pasi ka kuptuar se si pasojë e dhunimit, kishte mbetur shtatzënë. Vajza ka deklaruar për “Express” se për këtë posedon edhe raportin mjekësor.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Dhunim”.

“Dhunim. Koliq NN. Me 20.01.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.

 

Të fundit

Parandalon kancerin/ Ja disa nga përfitimet që sjell konsumimi i çajit jeshil

Çaji jeshil është shumë i domosdoshëm për shëndetin e njeriut. Ai mund të na ndihmojë duke filluar nga kanceri...

Rezerva valutore, nivele rekord/ BSH: Arriti në 6.1 miliardë euro në nëntor

Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë i është rikthyer niveleve rekord në fund të vitit 2024. Sipas statistikave të bankës së Shqipërisë rezulton se në...

Donald Trump jep urdhër, Google Maps ndryshon emrin e Gjirit të Meksikës

Google ka konfirmuar se do ta riemërojë Gjirin e Meksikës si Gjiri i Amerikës në Google Maps në SHBA, pas një urdhri ekzekutiv nga...

Mbyll aventurën në Arabinë Saudite, Nejmar përshëndet me fjalë zemre Al Hilal dhe tifozët

Më pak se tetëmbëdhjetë muaj, mbi 100 milionë euro të fituara dhe vetëm 7 ndeshje të luajtura për shkak të një dëmtimi të rëndë,...

Miratohet buxheti për fushatën zgjedhore, 150 mln lekë për partitë politike

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 mln lekë për partitë politike, që do të shpenzohen gjatë fushatë zgjedhore. Në zgjedhjet parlamentare të 2021 miratua...

Lajme të tjera

Web TV