Kobi Brajant, fluturimi i fundit i kampionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në moshën 41-vjeçare, Kobi Brajant humbi jetën në një përplasje me helikopter në Kalabasas mëngjesin e së dielës. Në po të njëjtin helikopter udhëtonin e bija e Brajantit, Xhana 13 vjeç, dhe shtatë persona të tjerë. Për fat të keq, të gjithë humbën jetën, pasi helikopteri humbi kontrollin si pasojë e mjegullës dhe u përfshi nga flakët. Ngjarja tragjike ndodhi në Kalabasas, Kaliforni. Kobi në mënyrë të rregullt kishte përdorur një helikopter për të udhëtuar për vite me radhë, që daton nga koha kur luajti për Los Anxheles Lejkërs. “Janë disa gjëra të cilat nuk mund t’i humbasësh. Si për shembull, ndeshjet e vajzës sime”, – shprehej ai për fiksimin e tij për helikopterin, i cili e shpëtonte nga trafiku.

Brajant ishte i martuar me Vanesën dhe kishte katër vajza, Xhana, Natalia, Bianka dhe Karpi e porsalindur. Kobi dhe Vanesa u martuan në 2001-shin pas takimeve që patën nga viti 1999.

Ndonëse u tërhoq nga sporti pak kohë më parë, Kobi, që në botën e basketbollit njihej si “Mamba” ose “Black Mamba”, vazhdonte të frymëzonte fansat e sportit. Rikthimi në basketboll erdhi për shkak se e bija, e cila ishte me të në momentin fatal, kishte shfaqur interes dhe talent për të qenë një yll i basketbollit. Ai e shoqëronte të bijën rregullisht në ndeshje dhe stërvitje.

Kobi konsiderohet gjerësisht një nga lojtarët më të mëdhenj të NBA-së të të gjitha kohërave, me përfshirjen e tij në 18 ekipe të All-Star gjatë karrierës së tij 20-vjeçare me Lejkërs.

Ai ishte zgjedhja e raundit të parë në draftin e vitit 1996, duke fituar 5 kampionate në NBA, 2 MVP të finales NBA dhe ishte MVP i ligës në ‘08. Ai ishte në 15 ekipe ALL-NBA, 12 ekipe mbrojtëse dhe udhëhoqi kampionatin në shënim për dy sezone. Brajant renditet i katërti në NBA për shënimin e pikëve në sezonet e rregullta. Ai gjithashtu përfaqësoi SHBA-në në disa Lojëra Olimpike.

Në vitin 2000 së bashku me një tjetër legjendë si Shakill O’nill, firton kampionatin e parë në NBA, triumf që përsëritet në dy sezonet pasuese, duke skalitur në ar emrat e tyre në historinë e këtij sporti. Pas një periudhe më të vështirë, edhe jashtë parketit, me akuzat e ngacmimit seksual që për disa kohë i larguan pjesë të fansave dhe pothuajse të gjithë sponsorët, Kobi u rikthye me dy ture të njëpasnjëshme në 2009 dhe 2010, duke vendosur rekorde mbi rekorde. Përshëndetja e tij në ndeshjen e fundit në karrierë mbetet nga momentet më emocionuese të këtij sporti, me Brajantin që shënoi 60 pikë në sfidën kundër Jutah Xhaz. Diçka jo e rrallë për djaloshin që kishte shënuar edhe 81 pikë në një ndeshje kundër Toronto Raptors në 2006-ën.

Lejkërs tërhoqën dy fanellat e Kobit, me numrin 8 dhe 24, si lojtari i vetëm në historinë e ekipit që mori atë nder.

Arritjet e tij qëndrojnë shumë lart në botën e basketbollit. Brajant la shenjë edhe në Hollivud. Ai fitoi një “Oscar” në vitin 2016 për “Filmin më të mirë të animuar me metrazh të shkurtër”, “Dear Basketball”, film që u bazua mbi një poezi të shkruar po nga ai. Por, pasioni për artin e çoi edhe te muzika, duke realizuar një album debutues në vitin 2000, të cilin nuk e nxori kurrë në treg, duke u mjaftuar me publikimin e vetëm një kënge, “K.O.B.E” në bashkëpunim me modelen dhe aktoren Tajra Benks.

Lexo edhe :  Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg...

Të shtunën, LeBron Xhejms e kaloi Kobin si të tretin në listën e shënimit të pikëve të gjithanshme në SHBA. Por, Kobi Brajant postoi në “Instagram”, duke thënë: “KingJames vazhdoni të ngritni lojën dhe të rendisni rrugën për tjetrën”.

Në moshën 34 vjeç, Kobi u bë lojtari i parë më i ri në historinë e NBA-së që kapërceu 30.000 pikë. Duke folur për shënimin e pikëve, djaloshi ishte i famshëm për lojën e tij 81-pikëshe kundër Toronto Raptors në 2006. Ishte një nga shfaqjet më të mëdha në historinë moderne në NBA.

Një tjetër pikë e rëndësishme nga karriera e tij e gjatë ishte ndeshja e tij e fundit në vitin 2016 kundër Jutah Xhaz, kur ai shënoi 60 pikë dhe doli me një vrull të madh për të ndihmuar ekipin e tij të fitojë./Fjala.al

Alisia Keis: Shumë e vështirë t’i thuash lamtumirë

Alisia Keis bashkë me Boys II Men e ka hapur mbrëmjen në “Staples Center” me një dedikim për Kobi Brajantin. “Ne të gjithë jemi jashtëzakonisht të mërzitur tani. Pak më herët, Los Anxhelosi, Amerika dhe e gjithë bota ka humbur një hero. Ne po qëndrojmë sot këtu zemërthyer në shtëpinë që Kobi Bryant e ka ndërtuar”, – ka thënë ajo. Pasi ka thënë këto fjalë, Keis ka nisur të këndojë disa rreshta të këngës “It’s So Hard to Say Goodbye to Yesterday”. Pak më vonë, asaj në skenë i është bashkuar edhe grupi. Teksti i këngës thotë: “Është shumë e vështirë t’i thuash lamtumirë të djeshmes/ Dhe unë do të marr me vete kujtimet/ Që të jenë dielli im pas shiut”. Alisia Keis ka thënë se ka zgjedhur që ta performojë këtë këngë, sepse: “Ne kemi dashur që të bëjmë diçka që mund të përshkruajë sadopak atë që po ndiejmë të gjithë tani”. “Të duam, Kobi”, ka shtuar ajo.

Nejmar i kushton golin

Dy gishta te njëra dorë dhe katër te tjetra drejt qiellit. Është ky dedikimi i sulmuesit të PSG-së, Nejmar për legjendën e basketbollit që humbi jetën të dielën, Kobi Brajant. Braziliani Nejmar, ka shënuar para pak minutash ndaj Lilës pas ka marrë lajmin e humbjes së mikut të tij gjatë pushimit të ndeshjes. Ai bëri numrin “24” përpara kamerave dhe më pas ngriti kokën nga qielli. Braziliani shënoi dopietë kundër Lilës dhe njërin prej golave ia dedikoi Brajant, i cili ka mbajtur numrin 24 mbi shpatulla.

Klubi kuqezi, dedikim për tifozin e tij Kobi

Basketbollisti Kobi Brajant ishte tifoz i çmendur i kuqezinjve dhe klubi i Milanit nuk ka vonuar me një postim prekës për basketbollistin.

“Nuk kemi asnjë fjalë për të shprehur faktin sa të shokuar jemi pasi morëm vesh lajmin tragjik. Një nga sportistët më të mëdhenj në histori ka ndërruar jetë. Tifoz i Milanit, Kobi Brajant ishte një njeri i madh. Ngushëllimet tona më të mëdha për familjen e Brajantit dhe atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Do të na mungosh gjithmonë, Kobi!”

Të fundit

VIDEO/ I riu me ngjyrë rrihet nga policia amerikane për shkak se nuk kishte ndezur dritat

Rrahja e 22-vjeçarit me ngjyrë, Will McNeil Jr., nga oficerët e policisë në SHBA ka ndezur debatin. Sot janë...

Ekonomia perverse e vetëvrasjes së asistuar

Nga Louise Perry Në qershor, ligjvënësit në vendin tim të lindjes, Britaninë, miratuan planet për të legalizuar vetëvrasjen e asistuar. Nëse projektligji bëhet ligj, Anglia...

Dështon për herë të 51-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, tensione në sallë

Ka dështuar për të 51-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës ndërsa nga afati 30-ditor, i dhënë nga Gjykata Kushtetuese kanë mbetur vetëm tri...

Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes, duke ngritur dyshime...

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues brenda vitit 2030

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi në një postim në Facebook se bashkitë do të përfitojnë nga ankandet ndërkombëtare...

Lajme të tjera

Web TV