Protokollet nuk i lejojnë, tifozët e Elbasanit udhëtojnë për të mbështetur skuadrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, për shkak të protokollit të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, tifozë të të dyja ekipeve kanë udhëtuar të mërkurën drejt Elbasanit, për të mbështetur nga jashtë stadiumit skuadrat e tyre.

Dhe, kështu, derbi nuk ka patur vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Tifozët e bardhebluve dhe ata të Partizanit janë përplasur mes tyre në afërsi të stadiumit. Policia është dashur të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, ndërkohë që nuk ka munguar përdorja e mjeteve piroteknike dhe gurëve.

Një flakadan i ndezur pranë një taksie të krijon përshtypjen e djegies së mjetit lëvizës. Sherri, nga stadiumi u zhvendos në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që janë bërë edhe shoqërime. Në një moment mes dy tifozerive ka pasur edhe përplasje, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjithçka. Nga përleshjet janë thyer xhamat e një biznesi, siç rrëfen edhe pronari i lokalit.

Forca të shumta policie kanë shkuar dhe e kanë vënë nën kontroll situatën.

Të fundit

Dosja“Partizani”/Shtyhet sërish seanca paraprake,ja arsyeja dhe data kur do të zhvillohet

Është shtyrë sërish seanca paraprake për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme. Seanca e sotme ka zgjatur për 40 minuta ku...

 Fatma Haxhialiu ndan lajmin e bukur/Bëhet nënë për herë të dytë

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, ka ndarë lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë. Me anë të një video në rrjetet...

Shmangni hudhrën nëse jeni duke marrë këto ilaçe! Mund të shkaktojë pasoja të rënda

Edhe pse hudhra ofron shumë përfitime shëndetësore, si rritja e sistemit imunitar dhe përmirësimi i shëndetit të zemrës, ka grupe të caktuara njerëzish që...

Bie numri i infeksioneve respiratore në Shqipëri, kurba nis të ulet!

Kurba e infeksioneve respiratore ka nisur të zbresë ditët e fundit të janarit dhe ditët e para të marsit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në javën...

Kryeministri japonez viziton SHBA-në, çfarë pritet të ndodhë në takimin me Trump

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara këtë javë, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Yoshimasa Hayashi. “Nëse kushtet e lejojnë, Ishiba...

Lajme të tjera

Web TV