Një qen besnik afro një javë qëndroi pranë një spitali në Turqi, derisa pronari i tij u lëshua nga spitali pasi kishte pasur probleme me trurin.
Qeni Bonchuk që në gjuhën turke do të thotë perlë, është nominuar për besnikërinë gjatë një takimi emocional me pronarin Kemal Senturk, 68-vjeç, kur ai u lëshua nga spitali në qytetin Trabzon në verilindje të Turqisë, transmeton Telegrafi.
Senturk ishte dërguar në spital më 14 janar për shkak të një sëmundje në tru, kurse Bonchuk qëpër shkak të ngjyrës së syve mori këtë emër, kishte ndjekur pas veturën e ndihmës së shpejtë.
Prej asaj kohe, çdo ditë është rikthyer duke pritur për disa orë para spitalit, kurse personeli i spitalit nganjëherë e ushqenin.
E kur e bija e Senturkut disa tentoi ta rikthej në shtëpi, pa ndonjë sukses – qeni ikte dhe kthehej në spital.
Kur Senturk këtë javë u lirua nga spitali, Bunchuk vrapo rreth karrocës së tij.
“Njeriu për këtë ndihet shumë i lumtur. Ky qen është shumë i afërt me ne, sikur të ishte njeri dhe jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Senturk.