5 orë rrugë në dëborë për të shkuar në këtë fshat të harruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 10 ditë i izoluar nga dëbora, ky është realiteti i fshatit Panarit në Bashkinë e Korçës. Si për ironi të fatit, fshati Panarit, edhe pse nuk ka dëborë, rruga që të çon në këtë fshat është bllokuar. Grupi i xhirimit të A2 u nis për të parë se si janë duke e përballuar dimrin banorët e këtij fshati të largët dhe të bllokuar.

Rruga është e vështirë, dëbora i ka kaluar 60 centimetra, ndërsa në disa zona, ku fryn edhe era, i kalon 1 metër. Në të gjithë gjatësinë e segmentit prej 17 kilometrash duket qartë që ndërhyrja e fundit ka qenë vetëm përpara 10 ditësh, ndërsa nuk është ndërhyrë më. Përveç borës dhe akullit, rrugës gjen edhe gjurmë të kafshëve të egra të zonës.

Më e vështirë situata është në zonën e quajtur Mashkullorë, ku dëbora arrin mbi 1 metër, ndërsa ka mjegull dhe erë të fortë. Nuk kanë qenë të paktë banorët e zonës që kanë humbur rrugën në këtë zonë, deri edhe jetën.

Pas gati 5 orë rrugë mbërrijmë pranë fshatit, që nga larg dallon se nuk ka borë, por ai është i izoluar pasi rrugët që të çojnë për atje janë të bllokuara.

Banorët shprehen se është hera e parë që vijnë gazetarë në këtë periudhë, teksa as institucionet shtetërore nuk kishin shkuar deri më tani. Ata apelojnë për reagim nga instancat pasi nuk mund të jetojnë në këtë formë në një kohë kur rruga është e asfaltuar.

“Kemi dy javë të izoluar, ka fëmijë e të moshuar të sëmurë. Ka gra shtatzëna në fshat. Nuk na vjen as mjeku”, shprehen banorët.

Marrja e ushqimeve dhe ilaçeve rezervë duket se është çelësi i mbijetesës së kësaj zone, thuajse të harruar nga autoritet. Fshati Panarit është më i thelli në Korçë, ndër dekada këta banorë izolohen për muaj të tërë nga bora. Grupi i A2 u detyrua të rrinte 1 natë në fshat pasi ishte e pamundur të kthehej brenda ditës, e megjithatë pa mjete të rënda dhe fadroma arritëm të gjendeshim pranë këtyre njerëzve. Në mëngjes, banorët shoqëruan grupin për të kaluar zonën problematike në borë e mjegull me shpresën se institucionet do të reagojnë për të krijuar komunikimin me këta banorë të bllokuar.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV