GJKOK lë në burg turko-shqiptarin e ekstraduar nga Bullgaria/ Mbi Rexhep Ipek rëndojnë katër akuza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” per të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek.

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të ketij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në Shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit.

Ky shtetas ishte personi i fundit që ishte pa u arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre ne themel.

I kontaktuar nga media, mbrojtësit e Rexhep Ipek, Avokat Arbër Hoxha dhe Avokat Dritan Metani u shprehën se: “Gjykata duhet të mbante parasysh jo vetëm rrezikshmërinë e faktit, por edhe atë të autorit, sidomos për fazën proceduriale në të cilën ndodhet procesi dhe ndaj vendimit do ushtrojmë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit”.

 

 

Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kush është turku që kërkonte Shqipëria?

Historia e turkut fillon me një shtetase shqiptare me të cilën 49-vjeçari ishte martuar teksa rezulton se banonte në Durrës.

Por në 2019 gjatë një operacioni të Policisë ku u arrestuan 57 persona si pjesë e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun ndërkombëtar të drogës, figuron edhe emri i tij.

Bandat merrnin farat e kanabisit nga Holanda, dhe pasi i kultivonin në Shqipëri dërgonin mallin në Greqi, Holandë apo vendet e BE.

8 të tjerë nuk u gjetën dhe u shpallën në kërkim, mes tyre dhe Rexhep Ipek i cili u arrestua )21 janar 2021) pas më shumës e 1 viti e gjysmë nga dita kur Gjykata e Krimeve të Rënda i vendosi ”arrest me burg” në mungesë më 15 tetor të 2019.

Lexo edhe :  Zbardhet strategjia e SPAK, emrat e prokurorëve që do dalin në terren gjatë zgjedhjeve

Grupeve kriminale nuk iu kap vetëm kanabis, por edhe kokainë, laboratorë e fishekë luftarakë.

Të fundit

Tjetër lëkundje e fortë sizmike në Greqi, njerëzit në rrugë

Vijon të jetë tepër problematike situata në orët e fundit në Greqi, ku një seri lëkundjesh sizmike ka përfshirë...

CNN: Lëvizja studentore që po shkund themelet e pushtetit të Vuçiçit

Ditën e parë të nëntorit, Aleksandar Matkoviç ishte vonë për të kapur trenin. Udhëtimin e kishte nga Novi Sadi, në veri të Serbisë, për...

Rama: “Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash”

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesje, e cila jeton jashtë vendit dhe e kritikon për qëndrimet e tij...

Babai i Elon Musk me plane të mëdha, futet në botën e kriptovalutave

Errol Musk, babai i Elon Musk, mbështet një “mimcoin” të ri me emrin MuskIt. Qëllimi i tij është të grumbullojë midis 150 milionë dhe...

Rama mbledh drejtuesit politikë të PS në selinë rozë! Ja fokusi i takimit

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e sotme drejtuesit politikë të PS në selinë rozë.

Lajme të tjera

Web TV